Politike

A ka gisht në publikimin e përgjimeve? Llalla flet për dosjet 339 dhe 184: Kisha dijeni që po ‘vëzhgoheshin’…unë nuk

31 Maj 2021, 19:30 Nga DOSJA
A ka gisht në publikimin e përgjimeve? Llalla flet për dosjet 339

TIRANË– Ish-kryeprokurori Adriatik Llalla ka deklaruar se ka pasur dijeni që zyrtarë të qeverisë, drejtorë policie dhe jo vetëm, po përgjoheshin, ‘vëzhgime’ të cilat zbuluan dosjet 339 dhe 184.

I ftuar në “Çim Peka Live”, Llalla u pyet nëse kishte gisht në publikimin e këtyre oërgjimeve dhe nëse kjo ishte një hakmarrje për largimin e tij nga detyra, por ish-kryeprokurori e mohoi këtë gjë.

Pjesë nga biseda:

Peka: Kush prej zyrtarëve të lartë, mendoni se ka ndikuar, hakmarrë ndaj jush?

Llalla: Secili me rolin e vet, më aktivët duket qartë që media, megafoni ka qenë Peza.

Peka: Asnjëri prej tyre nuk është dënuar, thjeshtë ka pasur nisje hetimesh. A do të thotë kjo që Llalla nuk e ka bërë punën e tij, apo është shantazhuar?

Llalla: Puna ime është bërë në mënyrën më të mirë të mundshme. Nuk ka asnjë rast të tolerimit, raste të shkeljes së ligjit. Përfundimit e gjykimit kanë ndodhur pasi unë jam larguar nga drejtimi i Prokurorisë së Përgjithshme. Të gjithë gjyqet kanë përfunduar apo kanë shpallur të pafajshëm pasi unë jam larguar.

Peka: Dakord, ju keni nisur hetimet, por Rama ka lënë jo njëherë, por disa herë të kuptohet se dalja e përgjimeve të zgjedhjes së Dibrës dhe Durrësit, në gazetën Bild ka qenë një bashkëpunim i prokurorisë shqiptare për të dëmtuar Edi Ramën dhe zgjedhjet e 2017. A ka pasur gisht Adriatik Llalla në publikimin e këtyre përgjimeve?

Llalla: Nuk mundet që prokurori të përfshihet në nxjerrje të sekretit të hetimit. Do të ishte një tjetër shkelje ligjore.

Peka: A filluar një hetim për të kuptuar se nga dolën keto të dhëna?

Llalla: Këto hetime kanë nisur dhe përfunduar pasi unë jam larguar nga funksioni, pasi mandati im ka përfunduar në në fund të vitit 2017. Nuk e di me saktësi se çfarë ka ndodhur pasi unë jam larguar nga funksioni.

Peka: A mendoni se sulmi i brendshëm ka ndodhur pikërisht publikimi i këtyre përgjimeve? Ose firma juaj për të përgjuar këto zyrtarë?

Llalla: Unë kam qenë gjithmonë në ushtrim të detyrës time.

Peka: A mund të ndodhin përgjimet pa urdhër të prokurorit?

Llalla: Përgjimet formalizohen me vendimin e gjykatës. Përgjimet e proceduriale bëhen me firmën e gjykatës.

Peka: A keni qenë në dijeni se po përgjohen këta zyrtarë të lartë?

Llalla: Isha në dijeni të shumë hetimeve që kishin nisur. Prokurori i Përgjithshëm ka pasur kompetenca më të mëdha se sa sot dhe tek unë, ishte detyrim që strukturat e prokurorisë të raportonin për ecurinë e hetimeve, sidomos kur bëhej fjalë për çështje sensitive.

(f.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike adriatik llalla adriatik llalla

Sondazh

Poll