Politike

Përballja me ata që mbylli në qeli! Llalla tregon si do të ndihej mes të burgosurve: Nuk do zihem me njeri, por frikë nuk

31 Maj 2021, 19:18 Nga DOSJA
Përballja me ata që mbylli në qeli! Llalla tregon si do të

TIRANË– Ish-kryeprokurori Adriatik Llalla nuk i trembet përballjes me personat që vetë ai ka punuar për t’i mbyllur në qeli. I ftuar në “Çim Peka Live”, Llalla tha se nuk ka ndërmend të zihet me askënd, por frikë, nuk ka.

Pjesë nga biseda:

Peka: Nëse gjykatat do të vendosin përfundimisht dënimin tuaj me burgim, si mund ta vuaj ish-Prokurori i Përgjithshëm dënimin me burgim mes te dënuarve qe janë dënuar gjate kohës tuaj edhe te dënuarve te tjerë?

Llalla: Normalisht nuk është se do të ndihet mirë, nëse do të shkojë drejt një fundi të tillë. Gjithsesi do të respektoj vendimin e drejtësisë shqiptare për të vuajtur dënimin që nëse vlerësohet, sipas rregullave të bazuar në ligj. Nuk ndihem i kërcënuar apo i trembur. Nuk do të dal të debatoj apo zihem me të dënuar të tjerë nëse do të shkoj në të tilla rrethana. Nga ana tjetër nuk kam frikë askënd, sepse kushdo që është hetuar apo gjykuar gjatë kohës që unë drejtoja akuzën, apo kam punuar prokuror i thjeshtë në të gjitha rrethet e vendit nuk është hetuar apo dënuar në mënyrë tendencioze. Gjithçka është bazuar në prova.

(f.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike adriatik llalla çim peka adriatik llalla çim peka

Sondazh

Poll