Politike

U dënua me dy vite burg! Llalla: Vendimi është marrë jashtë sallës së gjykimit, s’e prisja

31 Maj 2021, 18:58 Nga DOSJA
U dënua me dy vite burg! Llalla: Vendimi është marrë

TIRANË– Vendimin për ta dënuar me dy vite burg, ish-kryeprokurori Adriatik Llalla e ka konsideruar si të marrë jashtë sallës së gjyqit.

I ftuar në “Çim Peka Live”, Llalla tha se dukej se një vendim i tillë ishte marrë dhe u formalizua në sallën e gjykimit. Ai tha se nuk e priste një vendim të tillë por që po kupton se drejtësia është kthyer në një institucion ku plotësohen kapriçohet e njerëzve dhe veprohet sipas mllefeve të disa personave të caktuar.

Pjesë nga biseda:

Çim Peka: Kemi mbrëmjen e sotme në një intervistë ekskluzive, ish-kryeprokurorin Adriatik Llalla. Mirëmbrëma. Kënaqësi të ju kem në studion dhe pranove këtë ftesë. Jam i sigurtë që keni pasur ftesa edhe nga mediat e tjera, apo keni bllok nga media.

Adriatik Llalla: Faleminderit për ftesën, kënaqësi të jem në studion tuaj.

Peka: A keni pasur ftesa të tjera.

Llalla: Ftesa ka përditë, por kënaqësia ime është të jem para jush sot.

Peka: Zoti Llalla, Gjykata e shkallës së parë Kundër Korrupsionit ju dënoi pak ditë më parë me dy vjet burgim, 5 vjet qëndrim jashtë funksioneve publike dhe konfiskimin të pasurisë tuaj. Një pyetje si fillim- Si u ndjetë, pasi ju keni qenë në krye të Prokurorisë së Përgjithshme për 5 vjet dhe a e prisnit këtë vendim?

Llalla: Të jem i sinqertë, një vendim të tillë e prisja. Është një vendim që u mor jashtë sallës së gjykimit, prej më shumë kohësh, hetimet e nisura ndaj meje, edhe përpara se prokuroria të niste hetimet, dukej se një vendim i tillë ishte marrë dhe u formalizua në sallën e gjykimit. Normalisht nuk ndihem mirë. Nuk ka si ndihet mirë një njeri që është dënuar për një vepër që nuk e ka kryer. Por krahas vetes ndjej se sistemi i drejtësisë po shkon drejt një modeli tjetër të zhvillimit, ku në shumë raste vendimmarrjet merren jashtë sallën së gjykimit për të plotësuar tekat, dëshirat, mllefet e individëve të caktuar.

(f.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike adriatik llalla denohet adriatik llalla adriatik llalla denohet adriatik llalla

Sondazh

Poll