Aktualitet

Aksidenti tragjik në Rumani, flasin familjarët e oficerit shqiptar: Gruaja kishte dje ditëlindjen…

23 Maj 2019, 08:45 Nga DOSJA
Aksidenti tragjik në Rumani, flasin familjarët e oficerit shqiptar:

TIRANË-Flasin familjarët e Ervin Dervinës që humbi jetën dje në aksident në Rumani bashkë me gruan e tij.

Familjarët e Dervinës, që jetojnë në Elbasan, janë shprehur se oficeri shqiptar kishte dalë dje me të shoqen e tij për të festuar ditëlindjen e saj.

“Kishin dalë në një fshat turistik për të festuar ditëlindjen e të shoqes. Bashkë me ta ishte edhe ambasadori shqiptar në Rumani”,-kanë thënë ato për mediat.

Ditën e djeshme, humbi jetën në një karambol, oficeri shqiptar i kontaktit në SELEC, Ervin Dervina dhe bashkëshortja e tij, një shtetase rumune.

Sipas mediave rumune, aksidenti ka ndodhur pas përplasjes midis dy makinave dhe një kamioni, ku mjeti i fundit është përmbysur ndërsa dy makinat e vogla kanë dalë nga rruga.

Përveç dy personave që humbën jetën, nga aksidenti janë plagosur katër persona, të cilat kanë shpëruar me lëndime të lehta dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

(F.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet aksidenti ne rumani humb jeten ervin dervina oficeri i selec aksidenti ne rumani humb jeten ervin dervina oficeri i selec

Sondazh

Poll