Hyrja u shemb, si u inagurua me bujë 4 muaj më parë komisariati nr.6 në Tiranë (Foto+VD)
23 Maj 2019, 06:56Nga DOSJA
Tiranë- Pasditen e djeshme hyrja e Komisariatit numër 6 në Tiranë është shembur. Për këtë ngjarje nuk raportohen persona të lënduar.
Theksojmë se pas rikonstruktimit godina e këtij komisariati u inaugurua nga ministri Sandër Lleshaj dhe Ardi Veliu Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, më 11 janar të 2019. Pra 4 muaj pas rikonstruktimit hyrja e kësaj godine është shembur.
Miratimi nga qeveria për këtë vendim është shkurt të 2017 dhe projekti përfshinte rikonstruktimin e të gjithë ndërtesës ekzistuese dhe ndërtimin e një objekti shtesë.
Gjatë inaugurimit Ardi Veliu u shpreh se për këtë projekt janë harxhuar nga buxheti i shtetit 239 milion lekë për këtë komisariat, ku janë rreth 150 punonjës policie.
“Me një fond prej 8 milion lekësh është realizuar edhe kompletimi i të gjitha zyrave me orendi e pajisje zyre të reja, duke krijuar kushte normale punë në çdo ambient. Në këto ambjente, ku krahas zyrave për personelin e të gjithë strukturave të Komisariatit, janë edhe blloku i dhomave të shoqërimit (zyra e marrjes së kallëzimit, zyrë intervistimi, zyrë proceduriale), salla e “TI”-së, salla Operative, ambientet për rregjimin e uniformës (meshkuj,femra), palestra/salla e forcës, magazinat dhe ambiente ndihmëse, arkivi, sallë mbledhjesh me kapacitet rreth 100 persona. Tashmë qytetarët do të marrën një shërbim cilësor e në kushte optimale duke bërë që besimi i komunitetit ku ju i shërbeni të rritet akoma edhe më shumë.”, u shpreh Veliu.
J.V/Dosja.al
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
FIER- Tre persona kanë rënë në prangat e Policisë, pasi janë kapur duke trafikuar kokainë dhe heroinë. Policia në një njoftim për mediat ka bërë me dije se në p...
ELBASAN– Dy persona janë arrestuar mëngjesin e sotëm, pasi në gjendje të dehur kanë dhunuar dhe kanë kanosur një person. Të arrestuarit janë shtetasit me inici...
TIRANË- Këto janë titujt kryesorë në mediet online më të rëndësishme në Shqipëri.(a.m/dosja.al)Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga rite...
Tiranë- Vaji i palmës dhe qumështi pluhur po gjen përdorim të gjerë në industrinë ushqimore të vendit tonë. Konsumatori shqiptar mashtrohet nga prodhuesit venda...
ITALI– Katër shqiptarë kanë rënë në prangat e policisë pasi akuzohen për grabitjen me armë të disa shtëpive në veri të Italisë.Në pranga përfunduan Agustin Pjet...
GJIROKASTËR– Në qytetin e Gjirokastrës policia ka ngritur postblloqe pa asnjë lloj sinjalistike, siç shihet edhe në videot e mëposhtme.Dosja.al mëso...
TIRANË– Ish- kryeministri Sali Berisha ka bërë një tjetër denoncim në faqen e tij në Facebook. Berisha ka publikuar mesazhin e një qytetari dixhital,...
TIRANË– Mjeku Tritan Kalo e ka cilësuar si nëj tallje premtimin e kryeministrit Edi Rama për rritjen e pagave të mjekëve.Në një status në rrjetet soc...