Aktualitet

Trafikonin kokainë e heroinë në Fier, arrestohet 47-vjeçari, bashkë me të djali dhe kunata e tij (VD)

23 Maj 2019, 06:53 Nga DOSJA
Trafikonin kokainë e heroinë në Fier, arrestohet

FIER- Tre persona kanë rënë në prangat e Policisë, pasi janë kapur duke trafikuar kokainë dhe heroinë. Policia në një njoftim për mediat ka bërë me dije se në pranga kanë rënë shtetasit e identifikuar me inicialet, I. T., 47 vjeç, i dënuar më parë për grabitje me dhunë, G. T., 22 vjeç djali i tij si dhe kunata T. T, 51 vjeçe të tre banues në Bishanak, Fier.

Si rezultat i operacionit, në banesat e këtyre shtetasve u gjet dhe u sekuestrua rreth 1,4 Kg lëndë narkotike e dyshuar Heroinë dhe rreth 1 Kg lëndë narkotike e dyshuar Kokainë. Një pjesë e Heroinës ishte e ndarë në doza të vogla gati për shitje”, shtohet më tej në njoftim.

NJOFTIMI I PLOTË

Finalizohet operacioni policor antidrogë i koduar “Shënjestra”. Operacioni për goditjen e shpërndarjes së lëndëve narkotike të forta. Në pranga 3 shtetas, si dhe shpallet në kërkim një tjetër, si bashkëpunëtor në këtë veprimtari kriminale. Sekuestrohen rreth 1,4 Kg Heroinë dhe 1 Kg Kokainë.

Në vijim të goditjeve të njëpasnjëshme të veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, pas një hetimi disa mujor të ndjekur me metoda speciale të hetimit, nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, u finalizua me sukses operacioni policor antidrogë i koduar “Shënjestra”.

Gjatë operacionit u godit një grup i cili ushtronte aktivitetin kriminal të përpunimit dhe shitjes së lëndëve të forta narkotike Heroinë dhe Kokainë në qytetin e Fierit dhe në qytete të tjera.

Si rezultat i operacionit, në banesat e këtyre shtetasve u gjet dhe u sekuestrua rreth 1,4 Kg lëndë narkotike e dyshuar Heroinë dhe rreth 1 Kg lëndë narkotike e dyshuar Kokainë. Një pjesë e Heroinës ishte e ndarë në doza të vogla gati për shitje.

Gjithashtu në cilësinë e provës materiale u sekuestrua dhe 1 armë gjahu pa leje.

Në përfundim të veprimeve hetimore, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

I. T., 47 vjeç, banues në Bishanak, Fier (i dënuar më parë për grabitje me dhunë).
G. T., 22 vjeç (djali i I. T), banues në Bishanak, Fier.

T. T, 51 vjeçe (kunata e I. T), banuese në Bishanak, Fier.

U proceduan penalisht në gjendje të lirë 2 shtetas të tjerë dhe vijojnë hetimet për të parë implikimin e tyre në këtë veprimtari kriminale.

Gjithashtu u shpall në kërkim dhe po punohet për kapjen e shtetasit Z. T., 55 vjeç, i dyshuar si bashkëpunëtor i shtetasve të arrestuar për këtë veprimtari kriminale

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprime të mëtejshme hetimore, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”, “Nxitja për përdorimin e drogës” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohen babe e bir heroine ne fier kokaine ne fier operacioni shenjestra policia fier arrestohen babe e bir heroine ne fier kokaine ne fier operacioni shenjestra policia fier

Sondazh

Poll