Aktualitet

Minatorët tentojnë të futen në Parlament, përplasen me policinë: Duam statusin, jo ligjin tuaj (Video)

23 Maj 2019, 08:25 Nga DOSJA
Minatorët tentojnë të futen në Parlament, përplasen me

TIRANË- Minatorët janë mbledhur sot përpara godinës së Kuvendit të Shqipërisë, ku po zhvillohet seanca plenare e radhës. Ata po protestojnë lidhur me “statusin e minatorit” për të cilin thonë se janë mashtruar dhe nuk janë vlerësuar ashtu siç duhet në raport me punën që kanë bërë. Nuk mungojnë edhe tensionet dhe përplasjet. Minatorët janë përplasur me policinë pasi kanë tentuar të futen në parlament. Ata kanë rrëzuar gardhin rrethues dhe janë futur në oborrin e Parlamentit po janë larguar menjëherë nga policia. 

Kryeministri jonë nuk do të takohet me ne. Ne po vdesim, po hamë bukë me qepë. Ti ke blerë deputetë, por nuk ka na blenë dot neve. Mashtruesa që vetëm gënjeni. Ju bëjnë thirrje të gjithë minatorëve që të mos shkojnë fare në votim, në shtëpi të rrimë. Nuk e duam atë rritje me 1 përqind”, tha një minator.

“Ne nuk e duam atë ligj që rrit pensionin me 1 përqind, ne duam statusin e minatorit, nuk na bën gjë 1 përqindëshi”, shtoi një tjetër minator.

(j.v/a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet protesta e minatoreve seanca plenare 23 maj 2019 statusi i minatoreve protesta e minatoreve seanca plenare 23 maj 2019 statusi i minatoreve

Sondazh

Poll