Aktualitet

Minatorët tentojnë të futen në Parlament, përplasen me Policinë

23 Maj 2019, 08:41 Nga DOSJA
Minatorët tentojnë të futen në Parlament, përplasen me

Tiranë- Në protestën e minatorëve ka përplasje mes protestuesve dhe policisë pasi këta të fundit kanë tentuar të afrohen te godina e Parlamentit duke kaluar gardhin e rrethimit.

Ata kanë tentuar të afrohen te hyrja e Kuvendit dhe janë përplasur me policinë.

Theksojmë se minatorët protestojnë lidhur me “statusin e minatorit” për të cilin thonë se janë mashtruar dhe nuk janë vlerësuar ashtu siç duhet në raport me punën që kanë bërë.

“Ne jemi në pritje”, “Rama ka bashkëpunuar me hajdutët”, këto janë disa nga thirrjet e protestuesve në protestë. Theksojmë se sot në Kuvend pritet të diskutohet si rend dite statusi i minatorit.

“Ju lutem të na japin zgjidhje, ne jemi një shtresë shumë e vuajtur. Ata nuk bëjnë asgjë për ne “, u shpreh një minator.  Ata janë shprehur se do të vijojnë me protestën e tyre aq sa të zgjatë edhe seanca plenare ditën e sotme.

J.V/Dosja.al

 

 

 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet minatorët përplasen me policinë protesta e minatoreve statusi i minatoreve minatorët përplasen me policinë protesta e minatoreve statusi i minatoreve

Sondazh

Poll