Aktualitet

Ngacmoi seksualisht 32-vjeçaren, arrestohet një person në Berat

23 Maj 2019, 08:12 Nga DOSJA
Ngacmoi seksualisht 32-vjeçaren, arrestohet një person në Berat

BERAT- Një 35 vjeçar është arrestuar në flagrancë mëngjesin e sotëm, pasi akuzohet se ka ngacmuar seksualisht një 32-vjeçare në Berat.

I arrestuari është shtetasi me iniciale: S.T. 35 vjeç, banues në Berat. Ndaj tij rëndon akuza  “Ngacmim seksual”.

Njoftimi i policisë Berat:

Nga Specialistët e Seksionit për Krimet u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit:

S.T. 35 vjeç, banues në Berat.

Arrestimi i tij u bë pasi ka bërë kallëzim shtetasja K.G, 32 vjeçe, banuese Berat, se shtetasi i sipërpërmendur e ka ngacmuar seksualishtë.

Materialet i kaluan Prokurorise së Rrethit Gjyqësor Berat për veprën penale “Ngacmim seksual”, parashikuar nga nenin 108/a, te Kodit Penal.Kuçovë

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet akuza per ngacmim seksual arrestohet nje 35 vjeçar berat akuza per ngacmim seksual arrestohet nje 35 vjeçar berat

Sondazh

Poll