Aktualitet

Me gërshërë në duar dhe të buzëqeshur, si e inauguruan 4 muaj më parë Veliu dhe Lleshaj Komisariatin nr.6 (VD)

23 Maj 2019, 07:48 Nga DOSJA
Me gërshërë në duar dhe të buzëqeshur, si e

Tiranë- Hyrja e Komisariati numër 6 në Tiranë është shembur 4 muaj pas inagurimit. Më 11 janar të 2019 godina e Komisariatit numër 6 është inaguruar nga ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj dhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë Ardi Veliu.Me gërshërë në duar dhe të buzëqeshur, ata inauguruan këtë ndërtesë.

Gjatë inagurimit Ardi Veliu u shpreh se për këtë projekt janë harxhuar nga buxheti i shtetit  239 milion lekë  për këtë komisariat, ku janë rreth 150 punonjës policie.

“Me një fond prej 8 milion lekësh është realizuar edhe kompletimi i të gjitha zyrave me orendi e pajisje zyre të reja, duke krijuar kushte normale punë në çdo ambient. Në këto ambjente, ku krahas zyrave për personelin e të gjithë strukturave të Komisariatit, janë edhe blloku i dhomave të shoqërimit (zyra e marrjes së kallëzimit, zyrë intervistimi, zyrë proceduriale), salla e “TI”-së, salla Operative, ambientet për rregjimin e uniformës (meshkuj,femra), palestra/salla e forcës, magazinat dhe ambiente ndihmëse, arkivi, sallë mbledhjesh me kapacitet rreth 100 persona.”, u shpreh ndër të tjera Veliu.

Foto pas inagurimit të Komisariatit

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet ardi veliu inaugurimi i komisariatti numër 6 sander lleshaj shembet hyrja e komisariatit nr 6 ardi veliu inaugurimi i komisariatti numër 6 sander lleshaj shembet hyrja e komisariatit nr 6

Sondazh

Poll