Aktualitet

Në gjendje të dehur dhunojnë e kanosin një qytetar, arrestohen dy persona në Elbasan

23 Maj 2019, 06:46 Nga DOSJA
Në gjendje të dehur dhunojnë e kanosin një qytetar,

ELBASAN Dy persona janë arrestuar mëngjesin e sotëm,  pasi në gjendje të dehur kanë dhunuar dhe kanë kanosur një person. Të arrestuarit janë shtetasit me iniciale:

S.T., 23 vjeç dhe D.P., 40 vjeç, të cilët gjatë shoqërimit kanë kundërshtuar dhe punonjësit e policisë, ç’ka e rëndon edhe më shumë akuzën ndaj tyre.

Ata akuzohen për: “Kanosje”, ” Plagosje e lehtë me dashje”, ” Kundërshtim i punonjësit të policisë së rendit publik”, dhe ” Prishja e qetësisë publike

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Elbasan, arrestuan në flagrancë shtetasit:

S.T., 23 vjeç dhe D.P., 40 vjeç,  të dy banues në Elbasan, pasi në lagjen  “Dyli Haxhire”, Elbasan, për motive të dobëta dhe në gjëndje të dehur, kanë goditur me grushta e kanosur me fjalë shtetasin V.B., si dhe gjatë shoqërimit për në Komisariatin e Policisë Elbasan kanë kundërshtuar punonjësit e policisë.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë  Elbasan për veprat penale “Kanosja”, ” Plagosja e lehtë me dashje”, ” Kundërshtim i punonjësit të policisë së rendit publik”, dhe ” Prishja e qetësisë publike”.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohen dy persona elbasan arrestohen dy persona elbasan

Sondazh

Poll