Bota

“Dialog parimor në shërbim të popujve dhe paqes”/ Albin Kurti pas takimit me Lajçak dhe Palmer: Bashkëpunimi i BE-së d

31 Maj 2021, 17:41 Nga DOSJA
“Dialog parimor në shërbim të popujve dhe paqes”/

KOSOVË-Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, deklaroi sot se bashkëpunimi dhe koordinimi në mes të Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës në procesin e ri të dialogut është i mirëseardhur dhe i domosdoshëm.

Mediat kosovare raportojnë se Kurti gjatë takimit me përfaqësuesin Special të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak dhe të dërguarin e posaçëm amerikan për Ballkanin Perëndimor Matthew Palmer, ka thënë se dialogu duhet të jetë i drejtë, parimor dhe në shërbim të popujve dhe paqes e sigurisë së gjithmbarshme.

Kurti e vlerësoi të rëndësishëm takimin dhe kohën kur po ndodh ai, në prag të takimit në Bruksel, që është paralajmëruar në mesin e qershorit. Arsyeja e vizitës së Palmer në Kosovë është përkatësisht përgatitja e takimit mes Kurtit dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç.

Komunikata e plotë:

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti priti sot në zyrën e tij Përfaqësuesin Special të BE-së për Dialogun Kosovë-Serbi dhe çështje të tjera rajonale të Ballkanit Perëndimor, Miroslav Lajčák dhe Zëvendësndihmës Sekretarin amerikan të Shtetit për Çështje të Evropës dhe Euroazisë, njëherit i dërguar i posaçëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer.

Kryeministri Kurti e vlerësoi të rëndësishëm takimin dhe kohën kur po ndodh ai: në prag të takimit në Bruksel, i paralajmëruar për në mesin e qershorit, pas takimeve me liderët e opozitës dhe para diskutimit në Kuvend për procesin e kaluar të dialogut, marrëveshjet e arritura në Bruksel dhe nivelin e zbatueshmërisë së tyre.

Ai tha se bashkëpunimi dhe koordinimi në mes të Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës në procesin e ri të dialogut është i mirëseardhur sepse është i domosdoshëm, ndërsa për dialogun tha se duhet të jetë i drejtë, parimor dhe në shërbim të popujve dhe paqes e sigurisë së gjithmbarshme.

LAJMI KRYESOR: Matthew Palmer dhe Miroslav Lajçak takohen me krerët e shtetit në Kosovë, në fokus rinisja e dialogut Kosovë-Serbi, opozita kërkon rritjen e ndikimit të SHBA

(e.k/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

diaspora diaspora albin kurti dialogu kosove-sebi lajcak palmer albin kurti dialogu kosove-sebi lajcak palmer

Sondazh

Poll