Bota

Maqedonia e Veriut drejt hapjes, hiqen maskat në ambjentet e jashtme, lejohen dasmat deri në 100 persona, por jo kërcimi 

31 Maj 2021, 16:53 Nga DOSJA
Maqedonia e Veriut drejt hapjes, hiqen maskat në ambjentet e jashtme,

MAQEDONI I VERIUT- Maqedonia e Veriut do të lehtësojë masat anti-Covid për qytetarët duke filluar nga dita e nesërme. Alsat.mk shkruan se nga 1 qershori, në Maqedoninë e Veriut qytetarët mund të lëvizin pa maska në ambjentet e jashtme, do të lejohet grupimi i njerëzve deri në 6 persona, si dhe do të lejohen që të mbahen dasmat deri në 100 persona. Në dasma muzika e lartë do të lejohet që të dëgjohet, ndryshe nga kërcimi që është i ndaluar në dasma. Sa për orën policore në Maqedoninë e Veriut do të jetë në fuqi edhe për dy javë të tjera.

“Nga 1 qershori lejohet heqja e maskës në hapësirat publike, me rekomandim që maska të mbahet nëse numri i personave është më i lartë se 6 persona. Mbetet në fuqi masa që maska të mbahet në transportin publik, taksi dhe në të gjitha hapësirat e mbyllura, si shtëpitë e mallrave, dyqanet e qendra të mbyllura. Lejohet organizimi i dasmave, ahengjeve në ambiente të hapura, tarraca e oborre deri në maksimum 100 persona, dhe jo më shumë se 50 për qind e kapacitetit të hapësirës si dhe nga 6 persona në tavolinë. Do të lejohet muzika gjatë organizimit të dasmave, në pajtim me protokollin adekuat, por jo edhe vallëzimi,” masat e marra.

Që nga fillimi i pandemisë në Maqedoninë e Veriut janë regjistruar 155,272 persona me Covid, ndërsa 5,413 të tjerë kanë humbur jetën.

(I.A/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

diaspora diaspora covid ne maqedonine e veriut covid ne maqedonine e veriut

Sondazh

Poll