Bota

Bosnje Hercegovina dënon ish-ministrin e Sigurimit me gjashtë muaj burg: Abuzoi me detyrën

31 Maj 2021, 16:50 Nga DOSJA
Bosnje Hercegovina dënon ish-ministrin e Sigurimit me gjashtë muaj

BOSNJE-HERCEGOVINË– Një gjykatë në Bosnje e Hercegovinë dënoi ish-ministrin e Sigurimit, Sadik Ahmetoviç, me gjashtë muaj burgim, për shkak të abuzimit me detyrën.

Mediat raportojnë se Gjykata në Sarajevë konstatoi se Ahmetoviç ka shfrytëzuar pozicionin e tij për t’i siguruar punë fiktive një personi, gjë që ka pasur kosto mbi buxhetin e shtetit. Adnan Bektiç, i cili ka përfituar paga dhe mëditje të paligjshme në periudhën 2011-2012, u urdhërua t’i kthejë shtetit 9,600 dollarë. Ahmetoviç tha se do ta apelojë vendimin dhe shtoi se rasti kundër tij është i motivuar politikisht.

Ai ka qenë ministër i Sigurimit në Bosnje nga viti 2009 deri më 2012. Për kohë të gjatë, ka qenë anëtar i Partisë së Veprimit Demokratik (SDA), ndërsa në maj të vitit 2017 është përjashtuar nga kjo parti. Aktualisht, Ahmetoviç është anëtar i partisë së re Blloku i Pavarur.

(E.K/DOSJA.AL)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

rajoni rajoni bosnje hercegovine sadik ahmetoviç bosnje hercegovine sadik ahmetoviç

Sondazh

Poll