Bota

Takimi me Palmer dhe Lajçak, Osmani: Kërkojmë njohje e ndërsjell nga Serbia, SHBA duhet të na japë vaksina 

31 Maj 2021, 17:26 Nga DOSJA
Takimi me Palmer dhe Lajçak, Osmani: Kërkojmë njohje e

KOSOVË- Presidenca në Kosovë ka zbardhur takimin mes Presidentes Vjosa Osmani dhe të dërguarit të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi Miroslav Lajçak dhe të dërguarit të SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer. Në njoftimin e Presidencës thuhet se, Osmani deklaroi se momentalisht janë të fokusuar në menaxhimin e pandemisë së Covid, si dhe se ka falenduaruar BE-në dhe SHBA-në për ndihmën që ata i kanë dhënë Kosovës në periudhat më të vështira. Osmani gjithashtu kërkoi nga Palmer që SHBA-ja të shpërndajë vaksina në Kosovë, siç ka bërë edhe BE-ja.

Në lidhje me dialogun Kosovë-Serbi, Osmani ka thënë se Beogradi duhet që të njohë Kosovën si shtet dhe se duhet që të marrë përgjegjësi mbi personat nga Kosova që janë zhdukur dhe vrarë nga forcat serbe.

Njoftimi i plotë i Presidencës:

Presidentja Osmani takohet me Palmer dhe Lajčák. Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani-Sadriu sot pati një takim përmbajtësor me zëvendës-ndihmës sekretarin e shtetit amerikan, z. Matthew Palmer dhe të dërguarin e Bashkimit Evropian për dialogun, z. Miroslav Lajčák.

Në takim me ta, Presidentja Osmani theksoi se institucionet e Kosovës janë të përqëndruara maksimalisht në menaxhimin e pandemisë, zbatimin e reformave në fushën e sundimit të ligjit dhe zhvillimin ekonomik të vendit, si prioritete themelore të institucioneve të vendit.

Ajo po kështu i falënderoi Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe BE-në për përkrahjen që u kanë dhënë qytetarëve të Kosovës në këtë kohë të vështirë për të gjithë ne. Ajo shprehu mirënjohjen ndaj Bashkimit Evropian për donacionin e vaksinave, dhe shprehu shpresën se edhe SHBA-të do të ndajnë një numër të vaksinave për qytetarët tanë.

Sa i takon procesit të dialogut me Serbinë, Presidentja ritheksoi qëndrimin e institucioneve se Kosova pret që procesi i dialogut të përfundojë me njohjen e ndërsjellë mes dy vendeve. Ajo ripërsëriti qëndrimin se për Kosovën mbetet thelbësore që në këtë proces të respektohen plotësisht integriteti territorial, rregullimi i brendshëm kushtetues dhe shtetëror, si dhe funksionaliteti i vendit. Për më tepër, Presidentja theksoi çështjen e personave të zhdukur dhunshëm gjatë luftës së fundit në Kosovë, si prioritet në këtë proces.

“Ne presim që procesi të përfundojë me njohjen reciproke, duke i respektuar këto parime dhe që marrëveshja të jetë plotësisht e zbatueshme,” nënvizoi Presidentja Osmani.

LAJMI KRYESOR: Matthew Palmer dhe Miroslav Lajçak takohen me krerët e shtetit në Kosovë, në fokus rinisja e dialogut Kosovë-Serbi, opozita kërkon rritjen e ndikimit të SHBA

(I.A/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

diaspora diaspora matthew palmer miroslav lajčák vizita ne kosove vjosa osmani matthew palmer miroslav lajčák vizita ne kosove vjosa osmani

Sondazh

Poll