Bota

Studimi: 1 e 3-ta e vdekjeve në botë kanë të bëjnë me ngrohjen globale të shkaktuar nga njerëzit

31 Maj 2021, 16:03 Nga DOSJA
Studimi: 1 e 3-ta e vdekjeve në botë kanë të bëjnë

SHBA- 1 e 3-ta e vdekjeve në botë që janë të lidhura me nxehtësinë kanë të bëjnë me ngrohjen globale të shkaktuar nga vetë njerëzit. The Guardian shkruan se një studim i bërë nga Nature Climate Change, zbuloi se mes viteve 1991 dhe 2018 janë të shkaktuara nga dëmet që vetë njerëzit i kën bërë natyrës dhe ekosistemit.

Disa nga faktorët që kanë ndikuar në ngrohjen globale janë zjarret në pyje, prerjet e tyre, ndotja e ekosistemit, si dhe motin jo të favorshëm. këto shkaqe prekin në mënyrë disproporcionale njerëzit e moshuar dhe ata me sëmundje kronike si astma, duke i bërë më të prekshëm ndaj sëmundjeve apo vdekjeve të parakohshme.

Studimi përdori të dhëna nga 43 vende për të llogaritur numrin e vdekjeve që i atribuohen niveleve të nxehtësisë më të lartë se temperatura ideale për shëndetin e njeriut, e cila ndryshon në vende dhe periudha të ndryshme. Studiuesit ekzaminuan kushtet e motit në të kaluarën të simuluara në skenarë duke i lejuar ata të ndajnë ndikimin e ngrohjes në shëndetin e njerëzve.

Autori i studimit Antonio Gasparrini u shpreh se duke parë këto shifra të gjithë njerëzit duhet që të veprojnë për të parandaluar ose zbutur të gjitha efektet që çojnë në ngrohjen globale.

“Është një lloj thirrje për veprim për të parandaluar ose për t’u përpjekur për të zbutur efektet e mundshme të cilat, natyrisht, do të jenë shumë më të larta në të ardhmen për sa kohë që ngrohja globale vazhdon. Mesazhi kryesor është… nuk duhet të prisni deri në vitin 2050 për të parë rritje të vdekjeve të lidhura me nxehtësinë,” tha ai.

(I.A/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota antonio gasparrini ngrohja globale antonio gasparrini ngrohja globale

Sondazh

Poll