Bota

Rikthehet VRASJA e Escobar! Nipi tregon ‘tradhëtarin’: E dorëzoi e ëma, dinakja e shiti në duart e policisë

31 Maj 2021, 17:01 Nga DOSJA
Rikthehet VRASJA e Escobar! Nipi tregon ‘tradhëtarin’: E

ITALI– Nicolas Escobar, nipi i shefit të padiskutueshëm, kolumbianit që u kthye në një nga njerëzit më të fuqishëm në peradorinë e drogës, Pablo Escobar, ka deklaruar se e di emrin e personit që ia tradhëtoi xhaxhanë.

Mediat italiane shkruajnë se Nicolas Escobar ka treguar se ka qenë pikërisht nëna e ‘baronit’ ajo që e ka dorëzuar në duart e drejtësisë në mënyrë që djali i saj të vritej.

“Nëna e Pablos ia dorëzoi drejtësisë që ai të vritej,”- ka thënë Nicolas, duke hapur kështu një ngjarje të mbyllur prej tre dekadash.

Pas nipit, shumë të afërm të tjerë, kanë vërshuar në polici duket thënë të njëjtën gjë.

“Hermilda Gaviria ishte dinake dhe mjaft ambicioze. Ajo e shiti të shumëkërkuarin,”- mësohet të kenë thënë familjarë të Escobar.

Gaviria ka ndërruar jetë në vitin 2008, në moshën 89-vjeçare. Ajo u varros në Jardines Montesacro, aty ku prehet dhe i biri. Pablo Escobar u shua në vitin 1993. Ai u ekzekutua nga policia e Medelin, pavarësisht se kjo gjë është mohuar nga familjarë të tij. I biri madje ka pretenduar se babai i tij ka vrarë veten, pasi nuk ishte ngaata që dorëzohej. Ecobar ishte lideri i kartelit me të njëjtin emër, “Medelin”.

(f.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota nicolas escobar pablo escobar nicolas escobar pablo escobar

Sondazh

Poll