Bota

“Ti je një vajzë e bukur, më lër të të marr”/ 16-vjeçarja e pyet për rrugën e shkollës, burri tenton ta grabisë:

31 Maj 2021, 16:30 Nga DOSJA
“Ti je një vajzë e bukur, më lër të të

GREQI-Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Greqi ku një 16-vjeçare ka kallëzuar një rast në polici ku kanë tentuar ta grabisin në Selanik.

Protothema raporton se vajza ka qenë duke shkuar në shkollë në mëngjes dhe ndyshe nga ditët e tjera vajza kishte humbur orarin e autobusit dhe kështu ishte detyruar të merrte një linjë tjetër e cila e linte pak më larg shkollës. Duke qenë se vajza nuk e kishte bërë asnjëherë atë rrugë ajo ishte futur në një kafene dhe kishte pyetur një burrë se cilën rrugë duhej të ndiqte për të shkuar tek shkolla dhe ai i kishte sugjeruar asaj të hipte në makinën e tij që ta shoqëronte për në shkollë.

16- vjeçarja kishte refuzuar dhe më pas burri kishte këmbëngulur duke I thëne: “Ti je një vajzë e bukur, më lër të të marr” . Menjëherë pas kësaj vajza është larguar pa e vazhduar më tej bisedën. Pasi vajza është larguar drejt një rrugice burri ka vazhduar ta ndjekë atë me makinë duke i thënë; ” Hyr brenda dhe më lejo të të çoj në shkollën tënde”

E tmerruar 16-vjeçarja është kthyer tek kafeneja ku ishte më parë dhe ka telefonuar të atin të cilit I ka treguar historinë.

Babai i 16-vjeçares shkoi në vend dhe më pas shkoi në Departamentin e Sigurisë në Sykeon, ku ai ngriti një padi kundër personit të panjohur për incidentin. Oficerët e policisë që ndërmorën hetimin kanë në duar materialin nga kamerat e sigurisë që tregon fytyrën e burrit të panjohur. Ata po përpiqen të zbulojnë identitetin e tij. Babai vajzës gjithashtu postoi një fotografi nga kamerat e sigurisë në profilin e tij në Facebook.

(e.k/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

rajoni rajoni 16 vjecarja ne greqi burri tenton te grabise 16 vjecaren greqi 16 vjecarja ne greqi burri tenton te grabise 16 vjecaren greqi

Sondazh

Poll