Bota

Ndarja e njerëzve nga pandemia, Lituania gjen zgjidhjen, krijon portale në qytetet e saj  

31 Maj 2021, 16:29 Nga DOSJA
Ndarja e njerëzve nga pandemia, Lituania gjen zgjidhjen, krijon portale

LITUANI- Lituania ka krijuar disa portale në qytetet e saj për të bërë të mundur sado pak afrimin e njerëzve me njëri-tjetrin. Theverge shkruan se qyteti i Lituanisë Vilinus ka instaluar një “derë” rrethore të portalit pranë stacionit të trenit që lidhet me portalet e tjera në qytetet e tjera apo edhe në Poloni.

Portalet të dy kanë ekrane të mëdha dhe kamera që transmetojnë imazhe të drejtpërdrejta midis dy qyteteve, një lloj ure dixhitale, sipas krijuesve të saj, që synojnë të inkurajojnë njerëzit të “rimendojnë kuptimin e unitetit”. Presidenti i Fondacionit Benediktas Gylys, me të njëjtin emër, i cili po financon këtë projekt tha se kjo është mënyra më e mirë për të bërë që populli dhe njerëzit të bëhen të ndjeshëm sërish.

“Njerëzimi po përballet me shumë sfida potencialisht vdekjeprurëse; qofshin polarizime shoqërore, ndryshime klimatike apo çështje ekonomike. Sidoqoftë, nëse e shohim nga afër, nuk është mungesa e shkencëtarëve, aktivistëve, udhëheqësve të shkëlqyeshëm, njohurive ose teknologjisë që shkaktojnë këto sfida. Është thjesht mungesë ndjeshmërie dhe një perceptim i ngushtë i botës, i cili shpesh është i kufizuar” tha Benediktas Gylys.

Dizajni i rrethit, që synonte të evokonte timonin e kohës dhe një “simbol i njohur … shkencor”, u krijua nga inxhinierë në Qendrën e Kreativitetit dhe Inovacionit në Universitetin Teknik të Vilnius Gediminas.

(I.A/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota benediktas gylys lituania krijon portale midis qyteteve benediktas gylys lituania krijon portale midis qyteteve

Sondazh

Poll