Bota

Në një lidhje dashurie me “Miss Greqia 2008”, boksieri që u vra mëngjesin e sotëm ishte në qendër të vëmendjes së

31 Maj 2021, 15:50 Nga DOSJA
Në një lidhje dashurie me “Miss Greqia 2008”, boksieri

GREQI– Tassos Berdesis, boksieri që u vra mëngjesin e sotëm me kallashnikov, ishte mjaft i zoti në pasionin e profesionin që ndiqte. Mediat greke shkruajnë se nga viti 1999 e deri në momentin që u vra, Berdesis nuk humbi kurrë asnjë përballje me asnjë boksier tjetër grek.

Së fundmi, 39-vjeçari kishte marrë pjesë në shfaqjen greke të realitetit “Survival”, program që i dha vëmendjen e të gjitha mediave. Berdesis ishte në një lidhje me Dionysia Koukiou, e cila ishte shpallur dhe Miss Greqia në vitin 2008, duke rritur kështu vëmendjen e publikut ndaj tij.

Dionysia Koukiou ishte në çdo hap me partnerin e saj, madje edhe në momentin që ai ndeshej në ring, siç shihet dhe nga fotot e publikuara nga mediat greke.

Boksieri grek Tasos Berdesis u ekzekutua mëngjesin e sotëm në zonën e Varit në Athinë. 39-vjeçari është një emër i njohur në botën e krimit dhe i dënuar më parë në vitin 2008. Pista kryesore e hetimit për vrasjen e tij është larja e hesapeve mes bandave. Autorët e qëlluan me kallashnikov nga një makinë boksierin, i cili po shkonte në palestër. Në vendin e ngjarjes u gjetën më shumë se 10 gëzhoja.

(f.m/Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

diaspora diaspora tassos berdesis vritet tassos berdesis tassos berdesis vritet tassos berdesis

Sondazh

Poll