Bota

OBSH rekomandon krijimin e një traktati të përbashkët për përballimin e pandemive: Kjo ide do të forcojë marrëdhëniet

31 Maj 2021, 15:34 Nga DOSJA
OBSH rekomandon krijimin e një traktati të përbashkët

SHBA- Kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), Tedros Adhanom Ghebreyesus ka bërë thirrje për fillimin e negociatave globale për të krijuar një traktat ndërkombëtar mbi gatishmërinë dhe përballimin e pandemive.

The Guardian shkruan se Ghebreyesus, tha në seancën përmbyllëse të asamblesë së OBSH-së, se krijimi i këtij traktati do të nxisë sa më shumë bashkëpunim dhe do të forcojë më shumë marrëdhëniet midis vendeve.

“Një rekomandim që unë besoj se do të bëjë më shumë për të forcuar OBSH-në dhe sigurinë globale të shëndetit është rekomandimi i një traktati mbi gatishmërinë dhe reagimin ndaj pandemisë i cili gjithashtu mund të forcojë marrëdhëniet midis vendeve anëtare dhe të nxisë bashkëpunimin. Kjo është një ide, koha e së cilës ka ardhur”, tha Ghebreyesus.

(I.A/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota obsh tedros adhanom ghebreyesus traktat nderkombetar per perballimin e pandemive obsh tedros adhanom ghebreyesus traktat nderkombetar per perballimin e pandemive

Sondazh

Poll