Bota

Pas sherrit në avion pasagjerja rrëfen ngjarjen: 65-vjeçari e nisi debatin, e sulmoi dhëndrrin me çelësa duke e ofenduar

31 Maj 2021, 15:31 Nga DOSJA
Pas sherrit në avion pasagjerja rrëfen ngjarjen: 65-vjeçari e

ZVICËR–Një pasagjere e cila ndodhej në avion gjatë përleshjes së dhëndrrit me vjehrrin e tij ka rrëfyer sherrin i cili ndodhi dy ditë më parë në avionin e linjës Prishtinë-Basel.

Ajo ka pranuar të rrëfejë të gjithë sherrin në kushte anonime për Klan Kosova. Ajo tha se direkt pasi u ul avioni në Zvicërr 65-vjeçari kishte çelësat në dorë dhe me to e sulmoi dhëndrrin e tij. Sipas pasagjeres debatin e filloi 65-vjeçari duke e fyer dhëndrrin me të cilin edhe para nisjes nga Prishtina kishin patur debate. Ai sipas vajzës e ka sulmuar dhëndrrin sepse ai i ka rrahur vajzën dhe kjo deklaratë dëgjohet edhe në video.

“Ne kemi zbrit në Bazel dhe i moshuari u ngrit me çelësa duke sulmuar dhëndrrin ku e ka përgjakur. Pak para se të nisemi ata janë zënë dhe janë fyer me njeri tjetrin. Në video dëgjohet që ai i thotë që i ka rrahur vajzën por nuk di nëse kjo është e vërtetë. Të gjithë u shokuam pasi aty kishte edhe gra e fëmijë” – tha pasagjerja


Sherri ka ndodhur dy ditë më parë  në nisje edhe pasi është ulur avioni. Në video 65-vjeçari ka thënë se hëndrri i kishte rrahur vajzën. Nga mediat zvicerane gjatë të dielës u konfirmua se për këtë situatë të palakmueshme, janë arrestuar dy persona.

(e.k/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

diaspora diaspora konflikti ne avion sherri ne avion konflikti ne avion sherri ne avion

Sondazh

Poll