Bota

Djali i pret tortën! PDK-ja feston ditëlindjen e Kadri Veselit në seli, miq e familjarë trokasin gotat në mungesë të tij,

31 Maj 2021, 15:28 Nga DOSJA
Djali i pret tortën! PDK-ja feston ditëlindjen e Kadri Veselit në

KOSOVË– Partia Demokratike e Kosovës ka vendosur të festojë ditëlindjen e 54-të të ish-kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli, në mungesë të tij. Kryetari në detyrë i PDK-së Enver Hoxhaj, deputetja Blerta Deliu-Kodra, deputeti Elmi Reçica, familjarë e miq të Kadri Veselit janë mbledhur sot me pije e ëmbëlsira në selinë e partisë për ditëlindjen që Veseli e ka pritur brenda mureve të ftohta të burgut në Hagë.

Në këtë festë u pre edhe torta nga i pari në detyrë i Partisë Demokratike të Kosovës dhe djali i vetë Veselit. Aktualisht ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës po mbahet në paraburgim në Hagë, pasi akuzohet për krime të luftës.

Ai erdhi për tre ditë në Kosovë pasi mori lajmin se babai i tij ishte i sëmurë dhe kishte pësuar sulm në tru. Veseli iu dha leje speciale nga Gjykatae Hagës për këtë rast, por pas tre ditësh ai iu drejtuar sërish qelisë së paraburgimit. E sot, në ditën e lindjes kujtohet në mungesë nga miq e familjarë të tij.

(f.m/Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

diaspora diaspora kadri veseli kadri veseli feston ditelindjen kadri veseli kadri veseli feston ditelindjen

Sondazh

Poll