Politike

‘Mikrobusët e Dibrës ndalohen të vijnë në Tiranë’, reagon pronari i kompanisë: Gjunkshi do të më vërë gjobë

15 Shkurt 2019, 17:22 Nga DOSJA
‘Mikrobusët e Dibrës ndalohen të vijnë në

Pas akuzave të deputetit demokrat Xhemal Gjunkshi, pronari i kompanisë së mikrobusëve në Dibër kishte ndaluar linjën për në Tiranë, një reagim ka ardhur edhe nga vetë i akuzuari. (Lexo këtu)

Në një lidhje direkte telefonike për “Fax News”, Adil Cibaku i hodhi poshtë akuzat e ngritura nga deputeti i PD-së, duke u shprehur se Gjunkshaj ka inate personale me të pasi ka dashur të licensojë kompaninë e tij, e cila punon në të zezë.

 “Jam në shërbim të qytetarëve të mi. Makinat i kam të gjitha në punë. Nesër do të ketë autobusë sipas orareve përkatëse. Unë vij nga Partia Demokratike dhe asnjë partie tjetër. Ky është një skenar i turpshëm që e bëjnë faktorët politikë, për interesat e tyre dhe për të fshehur skenaret e veta. Kjo është një punë që e bëj për familjen time. Sepse në momentin që është bërë licensimi i kompanisë time, deputeti Gjunkshi, ka hedhur balët, pasi ai ka dashur të licensojë një kompani të tijën që e ka pasur në të zezë. Pastaj unë kam konkuruar në ministrinë e Financave, dhe këtë e tregon edhe dokumentacioni”, – tha Cibaku.

Më tej, Adil Cibaku ka reaguar edhe lidhur me akuzat e deputetit Gjunkshi se u merr shoferëve 500 mijë lekë në këmbim të linjës për në Tiranë.

Është e pavërtetë. Shteti i ka vërtetuar të gjitha me dokuemnte, dhe këto akuza nuk janë të vërteta”, e mbylli Çibaku.

(k.m./dosja/al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike 16 shkurt adil cibaku diber protesta e opozites xhemal gjunkshi 16 shkurt adil cibaku diber protesta e opozites xhemal gjunkshi

Sondazh

Poll