Sport

Panik te Barcelona. Ronald Koeman shtrohet në spital

28 Maj 2021, 09:25 Nga DOSJA

SPANJE – Sipas gazetarit të “FOX Sports”, Daniel Girones, trajneri holandez i Barcelonës ka përjetuar një gjendje ankthi dhe është shtruar me urgjencë menjëherë në spital për t’i ardhur në ndihmë, por edhe për të bërë një kontroll shëndetësor më të specializuar.

Gjendja shëndetësore e trajnerit blaugrana, i shtruar në një klinikë në Barcelonë, aktualisht është e mirë, por vlen të theksohet fakti, se nuk është hera e parë, që 58-vjeçari Ronald Koeman ka shfaqur komplikacione të tilla shëndetësore.

B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport barcelona daniel girones ronald koeman trajneri katalanasve barcelona daniel girones ronald koeman trajneri katalanasve

Sondazh

Poll