Aktualitet

Dhunimi i pacientit në spitalin e Fierit, mjekët japin versionin e tyre: Klima na ka rrahur ne, është denoncuar në Polici,

28 Maj 2021, 09:10 Nga DOSJA
Dhunimi i pacientit në spitalin e Fierit, mjekët japin versionin e

FIER– Mjekët e Spitalit të Fierit, kanë dalë ditën e sotme në deklaratë për mediat pas publikimit të lajmit se një pacienti ishte dhunuar nga bluzat e bardha. Njëri prej tyre është shprehur se ishte Klima ai që ka dhunuar vazhdimisht mjekët, madje i ka shantazhuar për një kohë të gjatë. Sa i përket dhunës ndaj pacientit, ai tha se ishte neutralizim dhe kolegu i tij kishte ndërhyrë për të shpëtuar jetën e mjekëve të tjerë.

Sipas mjekut, policia është vënë në dijeni të personit që shantazhonte vazhdimisht personelin mjekësor, por blutë nuk ndërhynë në kohë.

Të ndëruar kolegë, nuk e kam menduar kurrë se do isha në këtë situatë aq të vështirë. Dua ti kërkojë falje kolegut që është përfshirë në këtë situatë, për të mbrojtur jetën time. Pacienti  Klima ka qenë provokues dhe shantazhues në spital, jo vetëm me mua, por me të gjithë. Ka qenë moment ekstrem, gjithkush do reagonte ashtu. Pacienti ka ushtruar dhunë fizike ndaj nesh, është denoncuar në polici, por ndërhyrja e tyre nuk ka qenë në kohë. Personi në fjalë është rikthyer sërish dhe ditën e tjetër ka vazhduar sërish shantazhimin. Prokuroria ka kërkuar pushimin tonë nga puna”, është shprehur njëri prej mjekëve.

Videoja teksa dhunohej pacienti u publikua pak ditë më parë nga emisioni investigativ ‘Stop’. Emisioni ka siguruar ekskluzivisht audio-regjistrimin e dhunës që 4 mjekë të spitalit të Fierit kanë ushtruar ndaj qytetarit Ardit Klima. Ky i fundit është arrestuar disa ditë më parë për dhunë ndaj bluzave të bardha.  Në material dëgjohet sesi mjeku neurolog Enver Halili bashkë me disa kolegë të tij mjeku i Hemodinamikës, Ndriçim Kallashi dhe një tjetër i quajtur Luli, e kanë rrahur dhe fyer Arditin.

(kle.mu./dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet ardit klima dhunohet qyetari ne fier ardit klima dhunohet qyetari ne fier

Sondazh

Poll

Aktualitet 28 Maj 2021, 09:03

TIRANË– Zbardhen përgjimet ambientale, ku Sokol Sanxhaktari së bashku me mikun e tij,  Adriano Hajdari planifikonin sesi të fshihnin vrasjen e mikut të tyr...

Aktualitet 28 Maj 2021, 08:58

TIRANE- Vate Staka, anëtari i KLP nuk e fshehu admirimin për punën e SPAK. Edhe pse në fjalën e tij, kreu i SPAK, Arben Kraja deklaroi se puna ka patur probleme...