Aktualitet

“Lidhëm me fibër optike…”/ Pse ka patur SPAK performancë të ulët?! Shpjegimi “brilant” i Krajës: Kemi bërë aq

28 Maj 2021, 08:34 Nga DOSJA
“Lidhëm me fibër optike…”/ Pse ka patur SPAK

TIIRANË– Kreu i SPAk, Arben Kraja nxorri sot si arsye të mungesës së performancës edhe mungesën e serverave dhe të dhënave. Teksa raportoi para grupit të anëtarëve të Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Kraja tha se ka patur probleme me teknikën, ndërsa shtoi se procedura për kreun e BKH është bërë konform rregullave.


Pjesë nga fjala e Arben Krajës:

 Aksesi në bazën e të dhënave, nuk realizohet brenda ditësh. Kërkon kohë. Por fakti që ne ishim në rikonstruksion na lejoi që të punonim me këtë drejtim. Lidhëm me fibër optike serverat. Dhe kemi në dispozicion të dhënat e gjendjes civile, Kadastrën, Policinë dhe SIENA të Europol. Kërkojnë punë, energji dhe njerëz. Kemi arritur aq sa mund të bëjmë. Procedura e emërimit të drejtuesit të BKH dhe hetuesëve. E vetmja problematikë është se nuk i bënim dot të dyja njëkohësisht.

Për përzgjedhjen e drejtorit të BKH, është ngritur një komision përzgjedhës, i cili ka ndjekur gjithë procedurën që ne kemi raportuar. Drejtuesi i BKH dhe unë kemi përcaktuar një komision përzgjedhës për gjithë procedurën e përzgjedhjeve. Procedura ka qenë e gjatë dhe me shumë probleme, por arritirtëm të bënim të mundur që në gusht, grupi i parë të fillojë punën. Është hapur puna për grupin e dytë. E gjithë procedura e përzgjedhjes së drejtorit dhe hetuesit është zgjedhur nën vëzhgim. Një drejtim tjetëri punës ka qenë vetting i personelit, lidhur me vërtetimin e pasurisë dhe pastërtisë së figurës, duke filluar që nga shoferët.

Lajmi kryesor: Puna e SPAK në 2020/ Arben Kraja sqaron trupën e KLP: Probleme me pagat dhe teknikën, zgjedhja e kreut të BKH, konform procedurave

(k.m;f.g/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet arben kraja puna e spak ne 2020 arben kraja puna e spak ne 2020

Sondazh

Poll