TIRANË– Zbardhen përgjimet ambientale, ku Sokol Sanxhaktari së bashku me mikun e tij, Adriano Hajdari planifikonin sesi të fshihnin vrasjen e mikut të tyre të Florian Lamçe. Nga dosja e siguruar nga gazetarja Klodiana Lala, mësohet se Sokol Sanxhaktari, viktima Florian Lamçe, Adriano Hajdari, Met Muça dhe dy persona të tjerë kishin konsumuar pije alkoolike dhe narkotike brenda një lokali, duke nisur më pas të konfliktoheshin me njëri-tjetrin. Gjatë gjithë bisedës, Sanxhaktari kujdeset për kamerat e sigurisë dhe kërkon një person të quajtur “Çimi” për dëshmitar.
“E po ti themi ne qysh e rrafëm ne atë, ai ishte me pistolete me vete t’i themi, ja ku shtiu ktu, do i thotë dhe Çimi, merre Çimin dëshmitar ishte me pistoletë me thikë me vete, ja ku ke brimën që ka shti këtu. Qysh e rrafëm ne ktë njeri ee. Ne me gurë ai me pistoletë,”-thotë Sokoli.
PËRGJIMET E PLOTA:
Ardiani: Ka vdek ai.
Sokoli: E di unë që ka vdek. Ai vdiq vetë, e pe, ndëgjo këtu, e këna vra me sende të forta. Shife ktu i minutë. Ai futi dorën i gjujti xhamit.
Ardiani: Ai a?
Sokoli: Po a xhami thyer e vlla, harrova t’i them ik e bani ekspertim e xhamit dhe u ça damari aty nxori gjakun ai uuuu. Pastaj pa mendje rrëshkiti e ra me kokë, kur dolëm jashtë që mora bluzën tate.
Ardiani: Ee bravo.
Sokoli: Ne do i bëjmë nja dy muaj burg s’kemi ça bëjmë.
Ardiani: Mos e rruj trapin.
Sokoli: Normal. Ej kjo është gjendja, hë e dëgjove gjendjen?
Ardiani: Ca asht ba
Sokol: Mos prek gojë.
Ardiani: Ca i bana unë atij asgjë.
Sokoli: Asigja e, nejse asnjanit vet në botë, urtë lali gjithmone ky a muhabeti. I ra xhamit.
Ardiani: I ra xhamit nuk e diskutojmë ne e vlla.
Ardiani: Po mir ka vdek që dje me një fjalë ee.
Sokoli: Po, po.
Ardiani: Kur hyhet për te lokali aty, ka kamera?
Sokoli: Kalon mbrapa, nuk e di. Po kamerier kishte aty?
Ardiani: Ë ?
Sokoli: Asnjë, s’kishte njëri tjetër as kamerier, asnjë gja s’kishte.
Ardiani: Ai çuni nuk e di nga iku ai.
Sokoli: Kush?
Ardiani- Ai Toni, se nga iku andej ai. S’e pash më, a doli që iku përjashta, a nejti aty, erdhi me levat.
Sokoli: Joo o burr s’e kam përdorur ma atë të parën. E pa ai që gjujti xhamin ai.
…
Sokoli: Duhet mush menja dhe Endrin, të vërtetën xhamit i ra mbrapa, që të vijë atje në gjyq të thotë ore këtë e kam kushëri.
Ardiani: Po ore.
Sokoli: E kupton, po ti pse si the, po unë e kam kushëri atë or ti, si the ti. Unë e kam kushëri or bab thuaj ky tjetri e ka shok të ngushtë, më kupton që ta bëjmë në gjyq.
Ardiani: Kti Endrit se di plako, s’ia kam besën fare.
Sokoli: O robt po s’erdhi, ne do ja çojmë haberin.
…
Sokoli: Dhe i thashë ati Besës dy herë ik e me gjithë atë, na prishi.
Ardiani: Thashë se e more ti e bab
Sokoli: Po ai me tha o vlla
Ardiani: Ai të tha mere.
Sokoli: E po ti themi ne qysh e rrafëm ne atë, ai ishte me pistolete me vete t’i themi, ja ku shtiu ktu, do i thotë dhe Çimi, merre Çimin dëshmitar ishte me pistoletë me thikë me vete, ja ku ke brimën që ka shti këtu. Qysh e rrafëm ne ktë njeri ee. Ne me gurë ai me pistoletë.
Ardiani: Po do thotë ai ku e ka o bab
Sokoli: Ku dim gja ne ku e ka, aty ku e morën kur doli me vete e ka pas, ose kontrolloni aty, më kupton. Apo s’do e bëjmë fare ktë muhabetin, se thotë e keni marë thot dhe..
…
Sokoli: Thuaj unë Sokolin nuk e njof, ashtu thuaj.
Ardiani: Po mos ashtu telefonin ata.
Si u vra Florian Lamçe?
Sanxhaktari është dhëndri i ish-kryebashkiakut, Qazim Sejdini dhe ka shpëtuar disa herë nga drejtësia. Ai ka pranuar autorësinë e krimit, por ka thënë se nuk e mban mend motivin pasi ka qenë i dehur. Për më shumë detaje (SHIKO KËTU)
(k.m/dosja.al)
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
Sondazh
U arrestua me ish-gjyqtaren Enkeleida Hoxha, GJKKO ndryshon masën e sigurisë për mjekun Shkëlqim Korbi
TIRANË– Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka ndryshuar masën e sigurisë për ekspertin mjeko-ligjor Shkëlqim Korbi. Mëso...
Efikasiteti i vaksinave, Alimehmeti: Nuk ka rëndësi sa shkon numri i anti-trupave, vjeshta do të jetë testi
TIRANË– I pyetur nëse ka një studim mbi efikasitetin e vaksinave në popullatë, Ilir Alimehmeti epidemiolog dhe anëtar i Akademisë së Shkencave, deklaroi në...
RAPORTI 2020/ Arben Kraja jep “llogari” para KLP: Vendosëm marrëdhënie të mira, kemi hetuar, 6 rasteve u janë sekuestr
TIRANË– Kreu i Prokurorisë së Posaçme, SPAK, Arben Kraja ka raportuar për veprimtarinë e institucionit që ka drejtuar për gjatë vitit 2020. Në rapor...
“Lidhëm me fibër optike…”/ Pse ka patur SPAK performancë të ulët?! Shpjegimi “brilant” i Krajës: Kemi bërë aq
TIIRANË– Kreu i SPAk, Arben Kraja nxorri sot si arsye të mungesës së performancës edhe mungesën e serverave dhe të dhënave. Teksa raportoi para grupit të a...
Rihapja e hetimeve për 21 janarin, djali i Faik Myrtaj kërkon drejtësi: Shpresojmë që çështjen ta marrë SPAK, do t’i s
TIRANË– Renato Myrtaj, djali i Faik Myrtaj një prej viktimave të 21 janarit ka folur sot pas rihapjes së hetimeve për vrasjen e Aleks Nikës dhe Hekuran Ded...
U emërua pak para fushatës, jep dorëheqjen drejtori i Tatimeve në Shkodër, largohet dhe kreu i Kadastrës
SHKODËR– Drejtori i Tatimeve në Shkodrës, Agron Hasanaj ka dhënë dorëheqjen, vetëm tre muaj pasi mori këtë post.Hasanaj u emërua drejtor rajonal i Tatimeve...
Vrasja e Florian Lamçes/ Prokuroria “kopsit” dosjen, dërgon për gjykim dhëndrin e ish-kryebashkiakut të Elbasanit, akuz
ELBASAN- Prokuroria e Elbasanit ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim dosjen e vrasjes së Florian Lamçes. Dhëndri i ish-kryebashkiakut të Elbas...
Aksident në Divjakë! 19-vjeçari pa patentë përplas me motor të miturin 3-vjeçar
DIVJAKË– Një fëmijë i mitur 3 vjeç është përplasur mbrëmjen e djeshme nga një automjet në fshatin Kryekuq të Divjakës.Policia bën me dije se ë...
31-vjeçari në burg të Anglisë për drogë! Në Shqipëri i marrin pronat, 363.000 paund i kishte fshehur në banesë. Seku
TIRANË– Gati 1 milionë dollarë pasuri është vendosur nën sekuestro me urdhër të Gjykatës së Tiranës! Në kuadër të finalizimit të operacionit “Plantacioni”,...