Aktualitet

28 Maj 2021, 08:58 Nga DOSJA

TIRANE- Vate Staka, anëtari i KLP nuk e fshehu admirimin për punën e SPAK. Edhe pse në fjalën e tij, kreu i SPAK, Arben Kraja deklaroi se puna ka patur probleme, Staka tha se KLP ka bërë një punë të mirë me zgjedhjen e trupës së SPAK.


PJESË NGA RAPORTIMI: 

Vate Staka: Është hera e para që shoh ka vetëm një pafajësi të pjesshme dhe asnjë pushim nga Gjykata. Kjo është hera e parë që e shoh në Prokurorinë Shqiptare. Kjo tregon se mesa duket edhe KLP në përzgjedhjen e kësaj trupe ka qenë i saktë dhe ka bërë përzgjedhje cilësore. Të mos ketë asnjë pushim çështjeje penale. Iu përgëzoj. Së dyti, dua të theksoj se keni punuar në kushte të vështira; godina, infrastruktura etj., por ia keni arritur që të krijoni preceptim jo subjektiv tek populli që kërkon me shumë të drejtë sepse në bindjen e popullit nëse SPAK nuk do të realizojë detyrën për të luftuar krimin dhe korrupsionit i bie të dorëzohemi para krimit. E kam lexuar raportin rresht për rresht. A keni konstatuar ose a mendoni se duhet të ketë ndryshime ligjore?

Arben Kraja: Kemi hasur problematike dhe duhet të ishin ndryshuar. Kemi konstatuar se ishte harruar të caktohej paga, edhe të evidentohej paga e saktë e kreut të BKH, pra bëhet fjalë për procedura që ngadalësojnë punën. Sa i përket kompetencës është diçka tjetër, erdhi natyrshëm por erdhi nga praktika. Ishte korrupsioni, u bë publike rasti për korrupsionin e rrugës 10-20 euro. Nuk janë raste për t’u mburrur por janë në kompetencë tonën. Një prokuror ka 3 gjyqe njëkohësisht, të hedhë short ku të shkojë më parë? Kërkoj që të rivlerësojmë bazën ligjore dhe kompetencën. Kemi të njëjtën kompetencë si Krimet e Rënda. Ata kanë pasur 25 prokurorë, ne jemi 13. Bëjmë të njëjtën punë. Kemi nevojë që të plotësohemi sa më shpejt me 20.

Lajmi kryesor: Puna e SPAK në 2020/ Arben Kraja sqaron trupën e KLP: Probleme me pagat dhe teknikën, zgjedhja e kreut të BKH, konform procedurave

(f.g;k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet arben kraja puna e spak ne 2020 vatë staka arben kraja puna e spak ne 2020 vatë staka

Sondazh

Poll