Aktualitet

U emërua pak para fushatës, jep dorëheqjen drejtori i Tatimeve në Shkodër, largohet dhe kreu i Kadastrës

28 Maj 2021, 07:58 Nga DOSJA
U emërua pak para fushatës, jep dorëheqjen drejtori i Tatimeve

SHKODËR– Drejtori i Tatimeve në Shkodrës, Agron Hasanaj ka dhënë dorëheqjen, vetëm tre muaj pasi mori këtë post.

Hasanaj u emërua drejtor rajonal i Tatimeve pak para fushatës elektorale ndërsa ishte kandidat i platformës “Deputeti që duam” por nuk arriti të jetë në listat e kandidatëve për deputet të PS për qarkun Shkodër. Vendin e tij do e zërë Sidrit Istrefi, i cili prej 9 vitesh ka qenë inspektor në Drejtorinë Rajonale të Tatimeve në Shkodër.

Dorëheqjen ka dhënë edhe drejtori i Agjencisë së Kadastrës në Shkodër Genc Berhani, i cili do të zëvëndësohetnga drejtori i komanduar Slladi Dani.

Në Kadastër kjo është lëvizja e tretë brenda pak ditësh. Drejtori i Agjencisë së Kadastrës në Durrës, Rezart Elmazi, dha dorëheqjen pak ditë më parë dhe u zëvëndësua nga Viola Hima. Lëvizje pati edhe në Pogradec, ku drejtori Genti Mahmutaj u soll në Tiranë dhe u zëvëndësua nga Ela Toçka, e cila sërish do të jetë e komanduar në detyrë.

(kle.mu./dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet agron hasanaj genc berhami sidrit istrefi slladi dani agron hasanaj genc berhami sidrit istrefi slladi dani

Sondazh

Poll