Aktualitet

RAPORTI 2020/ Arben Kraja jep “llogari” para KLP: Vendosëm marrëdhënie të mira, kemi hetuar, 6 rasteve u janë sekuestr

28 Maj 2021, 08:39 Nga DOSJA
RAPORTI 2020/ Arben Kraja jep “llogari” para KLP: Vendosëm

TIRANË– Kreu i Prokurorisë së Posaçme, SPAK, Arben Kraja ka raportuar për veprimtarinë e institucionit që ka drejtuar për gjatë vitit 2020. Në raportimin e tij në Këshillin e Lartë të Prokurorisë, Kraja theksoi marrëdhëniet e vendosura të SPAK me homologëve të huaj. Ndërsa ka përmendur me shifra të gjithë çështjet e hetuara që kishin përfunduar në Gjykatë.


“Kemi dhënë kontribut në komunitetin anti-mafia. Janë 564 hetimet, janë dërguar në gjykim 70 raste. Janë përfunduar në gjykim 35 çështje penale. 15 vendime të Shkallës së Parë, janë apeluar. Kemi marrë 300 materiale pasurore. 6 raste kemi kërkuar sekuestrim. Kishin vlera të jashtëzakonshme,”-tha Kraja.

PJESË NGA RAPORTIMI:

Struktura që kemi trashëguar nuk është në nivelin e duhur për ngarkesën që kishim. Kemi bashkëpunuar me kontrollin e bredshëm, Shërbimin Informatic të Shtetit, Kontrollin e Lartë etj. Bashkëpunimi ka qenë me kontakte të drejtpërdrejta dhe marrëveshje në këtë drejtim. Bashkëpunimi ndërkombëtar; kemi funksionuar me një prokuror dhe një ndërlidhës se ashtu e kemi pasur mundësinë. Një nga kontaktet e para që kam pasur ka qenë me homologët në Itali. Kemi marrëdhënie pozitive. Po këtu kemi vendosur kontakte me EuroJust. Gjatë vitit 2020 kemi vendosur këto kontakte. Kemi bërë marrëveshje me prokurorinë belge. Nisur dhe nga fakti se ka nevojë për bashkëpunim. Jemi në kontakte me Prokurorisë së Kosovës, Maqedonisë së Veriut dhe Rumanisë. Po kështu edhe me Malin e Zi. Që nga momenti që jemi krijuar kemi pasur prezencën e organizuatave të huaja. Kishte nevojë për asistencë, ndihmë dhe këshilla. Qoftë edhe për ndihmë financiare. Ndryshe në atë institucion duhet të hetohet pastrim të veprës penale. Kemi dërguar 7 persona në gjyq. S’ka ndodhur kurrë. Kemi marrë dhe vendimin e Gjykatës. Kemi dhënë kontributin e duhur. Kemi marrë pjesë në kuadër të bisedimeve të Shqipërisë me Bashkimin Europian. Me një rast kam marrë pjesë unë pranë parlamentit gjerman. Gjithashtu kemi raportuar edhe pranë GRECO. Kemi dhënë kontribut në komunitetin anti-mafia. Janë 564 hetimet, janë dërguar në gjykim 70 raste. Janë përfunduar në gjykim 35 çështje penale. 15 vendime të Shkallës së Parë, janë apeluar. Kemi marrë 300 materiale pasurore. 6 raste kemi kërkuar sekuestrim. Kishin vlera të jashtëzakonshme.

Lajmi kryesor: Puna e SPAK në 2020/ Arben Kraja sqaron trupën e KLP: Probleme me pagat dhe teknikën, zgjedhja e kreut të BKH, konform procedurave

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet arben kraja arben kraja ne klp arben kraja arben kraja ne klp

Sondazh

Poll