Aktualitet

Vrasja e Florian Lamçes/ Prokuroria “kopsit” dosjen, dërgon për gjykim dhëndrin e ish-kryebashkiakut të Elbasanit, akuz

28 Maj 2021, 07:51 Nga DOSJA
Vrasja e Florian Lamçes/ Prokuroria “kopsit” dosjen,

ELBASAN- Prokuroria e Elbasanit ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim dosjen e vrasjes së Florian Lamçes. Dhëndri i ish-kryebashkiakut të Elbasanit, Qazim Sejdini, Sokol Sanxhaktari dhe Ardiano Hajdari akuzohen për vrasje në bashkëpunim të shokut të tyre të fëmijërisë, Lamçes.

Përballjes me drejtësinë nuk i kanë shpëtuar edhe dy të akuzuarit e tjerë, Mehmet Muça dhe Amadeus Lamçe. I pari sipas prokurorisë akuzohet për fshehjen e dy pistoletave, ndërsa Lamçja akuzohet se ka furnizuar lokalin me kokainë dhe ka qënë dëshmitar në vrasjen e ndodhur, fakt të cilin e ka fshehur për hetuesit. Të dy akuzohen për veprat penale:  “moskallëzim krimi”, “veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës” dhe “deklarim të rremë”.

Si u vra Florian Lamçe?

Vrasja e Florian Lamçes ndodhi orët e para të mëngjesit të datës 30 korrik, në lagjen “Luigj Gurakuqi” në Elbasan. Nën avujt e alkoolit, Adriano Hajdari dhe Sokol Sanxhaktari qëlluan me mjete të forta Florian Lamçen, duke i marrë jetën. Të tre ishin miq me njëri-tjetrin dhe pas një sherri e kanë goditur me sende të forta në kokë Lamçen, ekanë zhveshur dhe e kanë lënë të vdekur.

Sanxhaktari është dhëndri i ish-kryebashkiakut, Qazim Sejdini dhe ka shpëtuar disa herë nga drejtësia. Ai ka pranuar autorësinë e krimit, por ka thënë se nuk e mban mend motivin pasi ka qenë i dehur. Për më shumë detaje (SHIKO KËTU)

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet ekzekutohet florian lamçja elbasan prokuroria e elbasanit sokol sanxhaktari vrasja e florian lamçes ekzekutohet florian lamçja elbasan prokuroria e elbasanit sokol sanxhaktari vrasja e florian lamçes

Sondazh

Poll