Aktualitet

U arrestua me ish-gjyqtaren Enkeleida Hoxha, GJKKO ndryshon masën e sigurisë për mjekun Shkëlqim Korbi

28 Maj 2021, 08:47 Nga DOSJA
U arrestua me ish-gjyqtaren Enkeleida Hoxha, GJKKO ndryshon masën e

TIRANË– Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka ndryshuar masën e sigurisë për ekspertin mjeko-ligjor Shkëlqim Korbi. Mësohet se në seancën e sotme, togat e zeza kanë vendosur zbutjen e masës së sigurisë, në “arrest shtëpie”, pasi mjeku kërkoi ndryshim të masës së sigurise për shkak të problemeve shëndetësore.

Ai u arrestua së bashku me ish-gjyqtaren Enkeleda Hoxha dhe 8 persona të tjerë, pasi dyshohet se ishte i përfshirë në korrupsion. Sipas SPAK, mjeku Korbi lëshoi një ekspertizë të rremë në mënyrë që të përfitonte lirinë e parakohshme me kusht Gentian Nezaj dhe Saimir Petani.

Ndërkohë gjyqtarja Enkeleida Hoxha akuzohet për korrupsion dhe se ka shkelur detyrën në lirimin e disa të dënuarve. Ajo u arrestua nga SPAK, pas një superoperacioni të bërë në Gjykatën e Krujës, në seancë gjyqësore teksa po lironte një tjetër të dënuar. Mes të dënuarve janë edhe persona të tjerë, të cilët në bazë të një skeme të mirëfilltë kriminale bënin lirimin e të dënuarve. Pjesë e tyre dyshohet se është edhe Korbi.

(kle.mu./dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet gjkko ndryshon masen per shkelqim korbin shkëlqim korbi gjkko ndryshon masen per shkelqim korbin shkëlqim korbi

Sondazh

Poll