Aktualitet

31-vjeçari në burg të Anglisë për drogë! Në Shqipëri i marrin pronat, 363.000 paund i kishte fshehur në banesë.  Seku

28 Maj 2021, 07:39 Nga DOSJA
31-vjeçari në burg të Anglisë për drogë! Në

TIRANË– Gati 1 milionë dollarë pasuri është vendosur nën sekuestro me urdhër të Gjykatës së Tiranës! Në kuadër të finalizimit të operacionit “Plantacioni”, Gjykata ka lëshuar masën “sekuestro preventive” për pasuritë e Vasil Durakut, 31 vjeç, i dënuar në Angli për trafik droge. I riu është arrestuar në Angli, në një plantacion bimësh kanabisi, të cilën e prodhonte në sera dhe pastaj e tregtonte duke arritur fitime të mëdha.

Pas prangosjes së tij, hetimit për të nisi edhe në Shqipëri, ku Policia i ka gjetur dhe sekuestruar shumën e 363.000 paundësh britanik, para të thata. Po ashtu i janë sekuestruar 500.000 dollarë pasuri, të ndara në: njësi tregtare; dy apartamente dhe 1 garazh. Ndërkohë që vijon puna për të zbuluar asete të tjera të Durakut, që mund t’i ketë kaluar në emër të personave të tjerë.

NJOFTIMI I PLOTË:

Tiranë

Vijon puna për gjurmimin, identifikimin dhe sekuestrimin e pasurive qe rrjedhin nga aktiviteti kriminal.

Finalizohet operacioni policor i koduar “Plantacioni”.

Operacioni i zhvilluar nga Seksioni për Hetimin e Pastrimit të Parave dhe Aseteve Kriminale në DVP Tiranë, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë.

Vendoset sekuestro preventive mbi disa pasuri me vlerë rreth 500.000 dollarë, të cilat dyshohet se rrjedhin nga veprimtaria kriminale e subjektit.

Nga Seksioni për Hetimin e Pastrimit të Parave dhe Aseteve Kriminale në DVP Tiranë, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, u bë i mundur finalizimi me sukses i operacionit të koduar “Plantacioni”, si rezultat i të cilit u bë ekzekutimi i vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, datë 25.05.2021, për vendosjen e sekuestros preventive ndaj pasurive të shtetasit V. D., 31 vjeç, i cili aktualisht është i arrestuar në Angli, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike” dhe “Pastrim i produkteve të veprës penale ose i veprimtarisë kriminale.

Ky shtetas është arrestuar në Angli, në një plantacion bimësh kanabisi, të cilën e prodhonte në sera dhe pastaj e tregtonte duke arritur fitime të mëdha. Këtij shtetasi, pas ndalimit, gjatë kontrollit në banesë i është gjetur dhe sekuestruar shuma 363.000 paund britanik.

Në zbatim të vendimit të Gjykatës u bë i mundur sekuestrimi i pasurive të luajtshme e të paluajtshme, vlera e të cilave shkon rreth 500.000 dollarë, konkretisht:

•Një njësi tregtare;

•Dy apartamente;

• 1 garazh.

Nën drejtimin e Prokurorisë po vijon puna për të zbuluar asete të tjera që ky shtetas dhe familjarët e tij mund t’i kenë regjistruar në emër të personave të tjerë.

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet operacioni plantacioni vasil duraku operacioni plantacioni vasil duraku

Sondazh

Poll