Aktualitet

Brataj: S’kemi raste të variantit indian, por kjo nuk do të thotë se s’do mund të vijë

28 Maj 2021, 07:35 Nga DOSJA
Brataj: S’kemi raste të variantit indian, por kjo nuk do të

TIRANË– Shefi i Urgjencës, Skënder Brataj ka folur lidhur me mutacionin indian të koronavirusit. I ftuar në emisionin “Absolut 4”, Brataj tha se ende në Shqipëri nuk kishte të dhëna që tregojnë prezencën e tij. Por shtoi se kjo nuk do të thotë që në të ardhmen nuk do të mbërrijë edhe në vendin tonë.

“Nuk ka dyshime për praninë e variantit indian në Shqipëri. Mutacionet janë mbi 1000. Shtamet dominonte janë ato që kemi kaluar 4-5. Ky variant është dominant mbi shtamet e tjera aq sa u bënë dhe ndaj virusit të gripit saqë nuk e lejuan të shfaqet gjatë këtij sezoni. Raste nuk kemi, por askush nuk përjashton mundësinë e ardhjes sepse është prezent në 44 shtete. Në janar patëm një rritje të shpeshtësisë dhe ishte e qartë që kishte ardhur varianti britanik,”-tha Brataj.

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne shqiperi mutacioni indian skender brataj koronavirusi ne shqiperi mutacioni indian skender brataj

Sondazh

Poll