Aktualitet

‘Po shet drogë…’/ Informacioni që ‘ngriti në këmbë’ Policinë e Lezhës, si u kap 23-vjeçari

28 Maj 2021, 07:24 Nga DOSJA
‘Po shet drogë…’/ Informacioni që ‘ngriti

LEZHË– Kejvin Gjetja, 23 vjeç, është prangosur nga Policia e Shtetit pasi është kapur në flagrancë me 71 doza kanabis. “Shqiponjat” e Lezhës kishin marrë informacione se po shpërndahej kanabis me doza të vogla, për të bërë më pas të mundur lokalizimin e tij. Policia vendosi pika kontrolli në aksin rrugor Lezhë-Milot, ku edhe prangosi 23-vjeçarin.

NJOFTIMI I PLOTË:

Lezhë

Kontrolle të shtuara në të gjithë qarkun Lezhë, për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë. Goditet një rast i shpërndarjes së lëndëve narkotike në doza. Sekuestrohen 71 doza me lëndë narkotike të dyshuar cannabis sativa, vihet në pranga poseduesi i tyre.

Forca e posaçme “Shqiponja” në DVP Lezhë kishte siguruar informacione në rrugë operative, për një shtetas që shpërndante lëndë narkotike në doza të vogla. Pasi është bërë i mundur lokalizimin i mjetit me të cilin dyshohej se lëvizte ky shtetas janë vendosur pika kontrolli dhe në aksin rrugor Lezhë-Milot, në vendin e quajtur “Rrethrrotullimi i M+”, është ndaluar mjeti i dyshuar.

Gjatë kontrollit të ushtruar në këtë automjet u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provave materiale 71 doza me lëndë narkotike të dyshuar cannabis sativa dhe një sasi lekësh të dyshuar të përftuar nga ky aktivitet kriminal.

Në vijim të veprimeve, specialistët për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Lezhë bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit K. Gj., 23 vjeç, banues në Lezhë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme.

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet kejvin gjetja lezhe policia e lezhes kejvin gjetja lezhe policia e lezhes

Sondazh

Poll