Aktualitet

Aksident në Lungomare në Vlorë, atuomjeti përplas një person, i plagosuri dërgohet në spital

28 Maj 2021, 06:51 Nga DOSJA
Aksident në Lungomare në Vlorë, atuomjeti përplas një

VLORË– Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Lungomare të Vlorës, ku një aurtomjet ka përplasu një këmbësor.

Policia bën me dije se drejtuesi i një automjetit, A.M., ka aksidentuar këmbësorin, një 55-vjeçar, i cili u dërgua menjëherë në spitalin e Vlorës për të marrë ndihmën mjekësore dhe fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Drejtuesi i automjetit tip ‘Peuget’ është shoqëruar në komisariat, ndërsa grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Vlorë/Informacion paraprak; Në orën 08:36, në aksin e Lungomares, një automjet, me drejtues shtetasin A. M., 34 vjeç, ka aksidentuar këmbësorin me iniciale N. L, rreth 55 vjeç, i cili ndodhet në spitalin e Vlorës, jashtë rrezikut për jetën.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Vlorë.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

(kle.mu./dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet aksident ne lungomare aksident ne lungomare

Sondazh

Poll