Aktualitet

Shembet një pjesë nga “Kafja e Madhe” në Shkodër, si u la në harresë GODINA simbol, edhe në diktaturë u restaurua ng

28 Maj 2021, 06:37 Nga DOSJA
Shembet një pjesë nga “Kafja e Madhe” në

SHKODËR– Shembet një pjesë e godinës monument kulture, “Kafja e Madhe” në qytetin e Shkodrës. Godina, e cila në vitin 2007 është shpallur “Monument Kulture i Kategorisë së Parë”, ka humbur sot një pjesë të sajën. Siç duket edhe nga pamjet, një pjesë e katit të fundit të godinës ka rënë në tokë, ndërkohë që brenda saj kishte nisur restaurimi. 

Kafja e Madhe në Shkodër është ideuar nga mjeshtri i madh Idromeno, dhe ka qenë gjithmonë pikë takimi për qytetarët shkodranë, por dhe për të huajt. Ndërtimi i ndërtesës filloi nga familja Ashik në vitin 1920. Në rrethana të panjohura, ndërtesa iu shit familjes Luka disa kohë më vonë. Pas vitit 1945, ndërtesa – si shumica e lokaleve tregtare të Shkodrës – u transferua në pronësi të shtetit. Por pavarësisht, ajo arriti të mbante qëllimin e saj origjinal si një restorant, bar dhe hotel.

Në vitin 1960, ndërtesa u shpall monument kulture i arkitekturës, ndërsa në vitin 1987–1988 u restaurua. Para se të quhej “Kafja e Madhe”, godina pati tre emra: Fillimisht quhej Kafe “Adriatik”. Më pas u quajt Kafe – Hotel “Park” dhe në fund, me ardhjen e malazezëve “Grand Hotel Savija”. Por gjithnjë, prej përmasave që për kohën nuk mund të imagjinoheshin, për të gjithë ruajti emrin Kafja e Madhe.

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet shembet “kafja e madhe” shkoder shembet “kafja e madhe” shkoder

Sondazh

Poll