Sport

Roma, emri i ri është Xhaka. Për mbrojtjen mendohet Jerome Boateng

27 Maj 2021, 17:39 Nga DOSJA
Roma, emri i ri është Xhaka. Për mbrojtjen mendohet Jerome

ITALI – Një emër i ri dhe i besueshëm për mesfushën e Romës. Pista e raportuar nga “Sky” gjen konfirmim në qarqet e tregut zviceran dhe atij anglez. Klubi verdhekuq po flet me Arsenalin për mesfushorin Granit Xhaka.

29-vjeçari vjet, është një lojtar i vlerësuar nga Jose Mourinho për karakteristikat e tij taktike dhe temperamentin, kushton 25 milionë, por Roma do të donte të mbyllej me jo më shumë se 20.

Marrëveshja midis klubeve nuk është mbyllur, por lojtari ka dhënë “OK” për negociatat dhe telefonatat vazhdojnë me shpresën për të gjetur mirëkuptim. Kontrata e mesfushorit me “topçinjtë” përfundon më 2023,

Granit Xhaka mund të luajë në rast urgjence edhe si një mbrojtës dhe ka përvojën e duhur, një cilësi e nevojshme për Mourinhon, i cili e kërkon mesfushorin shqiptar në përbërje të skuadrës së tij, që është e ndërtuar gradualisht hap pas hapi.

Një pistë më pak e nxehtë është ajo për Jerome Boateng, një opsion i mundshëm për mbrojtjen. Ai ka një kontratë të lartë me vlerë mbi 10 milionë në vit, por që mund të anashkalohet për shkak të moshës. Mourinho e ka kërkuar Boateng edhe vite më parë, pasi ai ka një vitrinë plot trofe, por tani është 33 vjeç.

B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport granit xhaka jerome boateng josë mourinho romes granit xhaka jerome boateng josë mourinho romes

Sondazh

Poll

Sport 27 Maj 2021, 10:50

UEFA gati të ndryshojë rregulloren 56-vjeçare

ZVICER – UEFA bëhet gati të heqë “golin në fushë kundërshtare”, që vlen më tepër se një gol dhe që i jep avantazh skuadrave, nëse janë me pikë...

Sport 27 Maj 2021, 10:34

SPANJE – Ajo që pritej që nga mëngjesi i sotëm thjesht u zyrtarizua, Zinedin Zidan nuk është më trajneri i Realit të Madridit.Ai pati disa ditë reflektimi...