Sport

Richards zyrtarisht i Bayern Munchen, “sozia” e David Alabas…

27 Maj 2021, 10:32 Nga DOSJA

GJERMANI – Mbrojtësi anglez Omar Richards është zyrtarisht futbollist i Bayern Munchen. Klubi bavarez e ka konfirmuar transferimin e mbrojtësit të majtë 23-vjeçar, i cili është bashkuar kampionëve të Bundesligës si lojtar i lirë.

Richard ka nënshkruar kontratë deri më 2025. Ai ka bërë 38 ndeshje për Reading gjatë sezonit 2020/21 dhe do të veshë fanellën me numrin 3 te Bayern. Sallaksi anglez, një “sozi” e David Alabas së larguar drejt Realit, do të luftojë me Alphonso Davies, për një vend në mbrojtjen bavareze.

B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport bayern munche omar richards bayern munche omar richards

Sondazh

Poll