Sport

Berisha nuk ia del dot, Reja fton në Kombëtare edhe mbrojtësin Hoxhallari…

27 Maj 2021, 13:55 Nga DOSJA

DURRES – Trajneri Edoardo Reja dhe stafi i tij kanë nisur punën me skuadrën, teksa po vlerësojnë edhe gjendjen e secilit prej tyre. Zyra e shtypit në FSHF bën me dije se portieri Etrit Berisha, i cili është paraqitur në grumbullim, i është nënshtruar vizitave mjekësore për shkak të një dëmtimi.

Pas konsultave me doktor Stesinën, u arrit në përfundimin, se portieri nuk mund të jetë i gatshëm për ndeshjet dhe iu dha leja të largohet nga grumbullimi. Tani të gatshëm për kuqezinjtë do të jenë portierët Gentian Selmani, Alen Sherri dhe Romeo Harizaj.

Ndërkaq, tekniku Reja ka vendosur të thërrasë në Kombëtare edhe mbrojtësin e majtë të Tiranës, Erjon Hoxhallari. Bëhet me dije se lojtari është grumbulluar që sot me kuqezinjtë dhe ka nisur përgatitjet me grupin për dy miqësoret e qershorit.

B.T (Dosja.al)

 

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport doktor stesinën edoardo reja erjon hoxhallari zyra e shtypit në fshf doktor stesinën edoardo reja erjon hoxhallari zyra e shtypit në fshf

Sondazh

Poll

Sport 27 Maj 2021, 10:50

UEFA gati të ndryshojë rregulloren 56-vjeçare

ZVICER – UEFA bëhet gati të heqë “golin në fushë kundërshtare”, që vlen më tepër se një gol dhe që i jep avantazh skuadrave, nëse janë me pikë...

Sport 27 Maj 2021, 10:34

SPANJE – Ajo që pritej që nga mëngjesi i sotëm thjesht u zyrtarizua, Zinedin Zidan nuk është më trajneri i Realit të Madridit.Ai pati disa ditë reflektimi...