Sport

27 Maj 2021, 10:34 Nga DOSJA

SPANJE – Ajo që pritej që nga mëngjesi i sotëm thjesht u zyrtarizua, Zinedin Zidan nuk është më trajneri i Realit të Madridit.

Ai pati disa ditë reflektimi pas mbylljes së sezonit pa trofe dhe tani ka marrë vendimin përfundimtar për t’u larguar dhe janë disa arsyet që e kanë shtyrë deri këtu.

E para është një sezon tepër i lodhshëm dhe impenjativ edhe në një kohë pandemie që ia kanë bërë të vështirë punën ndërsa një arsye tjetër e rëndësishme janë kritikat.

Zidane ka qenë gjithmonë kontruktiv dhe ka pranuar kritikat por këtë sezon në një moment kyç, siç shkruan “AS”, disa drejtues të klubit nuk e mbrojtën në momente të vështira madje e vunë në diskutim të ardhmen e tij.

Një gjë e tillë ishte e pafalshme për Zidane dhe kjo e ka shtyrë që ndërmarrë vendimin për t’u larguar ndërkohë që Conte ose Raul shihen tashmë si kandidatët potencial për ta zëvendësuar.

Njoftimi zyrtarë i Realit të Madridit

Reali i madridit njofton se Zinedin Zidan ka vendosur të ndërpresë marrëveshjen me klubin duke ndërprerë punën si trajner i ekipit tonë.

Eshtë momenti që ta respektojmë vdendimin e tij dhe të tregojmë profesionalizëm ndaj tij dhe punës që ka bërë gjatë gjtihë këtyre viteve.

Zidan është një nga mitet e mëdhej të Realit të Madridit, arritjet e tij tejkalojnë gjithcka që ai ka bërë si trajner apo si lojtar me klubin tonë.

Ai e di që është në zemrën e Realit të Madridit dhe se Reali i Madridit do të jetë gjithmonë shtëpija e tij.

B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport

Sondazh

Poll