Sport

“Një dhe i vetmi!” Kapiteni Ramos përshëndetet me trajnerin Zidane

27 Maj 2021, 14:18 Nga DOSJA

SPANJE – Kapiteni legjendë Sergio Ramos i “los blancos” është përshëndetur dhe i ka dhënë lamtumirën trajnerit Zinedine Zidane, i cili sot me kërkesë të tij është larguar zyrtarisht nga pankina dhe drejtimi i Real Madridit.

Largimi i Zidanes ka lënë shije të hidhur te lojtarët e Realit, të cilët kanë patur një raport të veçantë me legjendën franceze. Njëri nga ta ishte kapiteni Ramos, i cili ka shfrytëzuar rrjetet sociale për të bërë një postim për të.

“Një dhe i vetmi! Të uroj gjithë të mirat. Ju e meritoni atë, e keni fituar atë. Shijojeni jetën, shijojeni familjen. Një përqafimit të madh, mister,”- ka shkruar mbrojtësi 35-vjeçar, i cili edhe pse ka bërë histori me fanellën “los blancos”, me gjasa po kalon ditët e fundit në radhët e Real Madridit.

B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport real madridit sergio ramos zinedine zidane real madridit sergio ramos zinedine zidane

Sondazh

Poll

Sport 27 Maj 2021, 10:50

UEFA gati të ndryshojë rregulloren 56-vjeçare

ZVICER – UEFA bëhet gati të heqë “golin në fushë kundërshtare”, që vlen më tepër se një gol dhe që i jep avantazh skuadrave, nëse janë me pikë...

Sport 27 Maj 2021, 10:34

SPANJE – Ajo që pritej që nga mëngjesi i sotëm thjesht u zyrtarizua, Zinedin Zidan nuk është më trajneri i Realit të Madridit.Ai pati disa ditë reflektimi...