Sport

Zyrtare: “Doreza e Artë” franceze, Mike Maignan, portieri i ri i Milanit

27 Maj 2021, 15:14 Nga DOSJA

ITALI – Portieri Mike Maignan, i cili u shpall kampion në skuadrën e tij në Francë dhe fitoi “Dorezën e Artë” këtë edicion të Ligue 1, ka nënshkruar me kuqezinjtë e Milanit një kontratë që përfundon në qershorin e vitit 2006.

Lajmin e përfundimit të këtij transaksioni e ka konfirmuar vetë Milan, përmes një komunikate: “AC Milan është i lumtur të njoftojë nënshkrimin e francezit Mike Maignan nga Lille, që do t’i bashkohet klubit nga 1 korrik 2021. Portieri do të nënshkruajë kontratë me kuqezinjtë deri më 30 qershor 2026 dhe do mbajë numrin 16 në fanellë”,– shkruan klubi në komunikatë.

Operacioni për blerjen e Mike Maignan i ka kushtuar Milanit 13 milionë euro plus bonuse të tjera, ndërkohë që Gianluigi Donnarumma do të largohet si lojtar i lirë dhe me shumë gjasë do të kalojë te Juventusi.

B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport “dorezën e artë” gianluigi donnarumma me kuqezinjtë e milanit mike maignan “dorezën e artë” gianluigi donnarumma me kuqezinjtë e milanit mike maignan

Sondazh

Poll

Sport 27 Maj 2021, 10:50

UEFA gati të ndryshojë rregulloren 56-vjeçare

ZVICER – UEFA bëhet gati të heqë “golin në fushë kundërshtare”, që vlen më tepër se një gol dhe që i jep avantazh skuadrave, nëse janë me pikë...

Sport 27 Maj 2021, 10:34

SPANJE – Ajo që pritej që nga mëngjesi i sotëm thjesht u zyrtarizua, Zinedin Zidan nuk është më trajneri i Realit të Madridit.Ai pati disa ditë reflektimi...