Sport

Befasuese: Interi po përpiqet të rrëmbejë Inzaghi nga Lazio…

27 Maj 2021, 16:54 Nga DOSJA
Befasuese: Interi po përpiqet të rrëmbejë Inzaghi nga

ITALI – Simone Inzaghi dhe Inter mund të jenë përsërt së bashku. Trajneri i Lazios ende nuk ka nënshkruar zgjatjen e kontratës me kryeqytetasit, kështu që zikaltrit në kërkim të një trajneri, që mund të ruajë trashëgiminë e Antonio Conte, kërkojnë të përfitojnë nga rasti.

Inzaghi mbrëmë ishte në një darkë me presidentin Lotito dhe duket se midis të dyve ekzistonte mirëkuptimi për ta zgjatur kontratën deri në vitin 2024. Por sot gjërat kanë ndryshuar, ka patur biseda të vazhdueshme në aksin Romë-Milano.

Në selinë e klubit në “Viale della Liberazione”, agjenti i trajnerit Tullio Tinti po bisedon me Interin, duke hyrë deri në detajet e një marrëveshje të mundshme, ndërsa Simone ndodhet ende në kryeqytet, në pritje të një takimi tjetër me presidenti Lotito.

Situata është duke u zhvilluar. Interi menjëherë dëshiron një trajner të ri, mundësisht italian. Përveç kësaj, Inzaghi përdor skemën 3-5-2: një premisë e rëndësishme për ruajtjen e trashëgimisë së trajnerit kampion.

B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport “viale della liberazione” agjenti i trajnerit tullio tinti antonio conte simone inzaghi trajneri i lazios “viale della liberazione” agjenti i trajnerit tullio tinti antonio conte simone inzaghi trajneri i lazios

Sondazh

Poll

Sport 27 Maj 2021, 10:50

UEFA gati të ndryshojë rregulloren 56-vjeçare

ZVICER – UEFA bëhet gati të heqë “golin në fushë kundërshtare”, që vlen më tepër se një gol dhe që i jep avantazh skuadrave, nëse janë me pikë...

Sport 27 Maj 2021, 10:34

SPANJE – Ajo që pritej që nga mëngjesi i sotëm thjesht u zyrtarizua, Zinedin Zidan nuk është më trajneri i Realit të Madridit.Ai pati disa ditë reflektimi...