Sport

Pep Guardiola, “ëndrra” e presidentit katalan Laporta…

27 Maj 2021, 10:03 Nga DOSJA

SPANJE – Media spanjolle, “Diario AS”, raporton se presidenti Joan Laporta do të tentojë me të gjitha forcat të rikthejë trajnerin Pep Guardiola në në krye të pankinës së Barcelonës. Por kjo dëshirë e presidentit katalan duket shumë larg realitetit sipas gazetarit Romano.

“Pep Guardiola nuk ka në plan të largohet nga Manchester City. Edhe nëse ai fiton Champions League të shtunën, Pep do të qëndrojë te Manchester City”,- ka shkruar gazetari italian Romano në llogarinë e tij në “Twitter”.

Më tej, ai ka shtuar, se trajneri Guardiola është duke menduar për merkaton e verës që do të bëhet te “Cytizen” për sezonin e ardhshëm, duke lënë të nënkuptohet, se rikthimi i Pep në krye të Barcelonës është vetëm një “ëndërr” e presidentit Laporta.

B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport barcelonës diario as fabrizio romano gazetari italian joan laporta pep guardiola barcelonës diario as fabrizio romano gazetari italian joan laporta pep guardiola

Sondazh

Poll

Sport 26 Maj 2021, 19:48

Zyrtare: Antonio Conte largohet nga Interi

ITALI – Antonio Conte nuk do të jetë më trajner i Interit, pasi e ka ndërprerë kontratën me kampionët e Serie A. Pas raportimeve në media, mësohet se klubi i In...