Sport

Zidane largohet nga Real Madrid, pritet zyrtarizimi…

27 Maj 2021, 08:35 Nga DOSJA
Zidane largohet nga Real Madrid, pritet zyrtarizimi…

SPANJE – Zinedine Zidane nuk do të jetë më trajner i Real Madrid. Sipas gazetës spanjolle “AS”, vendimi është marrë gjatë ditës së djeshme, madje thuhet edhe se trajneri francez është ndarë edhe me futbollistët “los blancos”.

Pas ndeshjes së fundit të kampionatit të La Liga, ku Real Madrid përfundoi në vendin e dytë, trajneri Zidane kërkoi disa ditë kohë për t’u menduar mbi të ardhmen. Dje, me gjasa, francezi u ka bërë të ditur vendimin e tij për t’u larguar drejtuesve të klubit.

Ky ka qenë një sezon shumë i vështirë për Zinedine Zidane, por vendimi për largimin e tij nuk vjen për shkak se Reali nuk ngriti trofe, por për shkak të kritikave të ashpra që francezi mori gjatë sezonit, pavarësisht se nga klubi pati mbështetje të plotë.

Sipas gazetës së përditshme “AS”, raportohet se zëvendësuesi i tij do të jetë njëri mes Massimiliano Allegri, Raul Gonzalez dhe Antonio Contes, pasi ky i fundit gjithashtu është larguar nga zikaltrit e Interit, të cilët u shpallën edhe kampionë të Italisë.

B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport los blancos sipas gazetës spanjolle “as” trajneri francez zinedine zidane los blancos sipas gazetës spanjolle “as” trajneri francez zinedine zidane

Sondazh

Poll

Sport 26 Maj 2021, 19:48

Zyrtare: Antonio Conte largohet nga Interi

ITALI – Antonio Conte nuk do të jetë më trajner i Interit, pasi e ka ndërprerë kontratën me kampionët e Serie A. Pas raportimeve në media, mësohet se klubi i In...

Sport 26 Maj 2021, 18:13

DURRES – Sulmuesi Dejvi Bregu, arriti të fitonte titullin kampion me Teutën. Me trisin e golave në ndeshjen ndaj Apolonisë, 25-vjeçari vlonjat u ng...