Sport

Interi në kërkim të një trajneri, në “pole” Allegri, alternativa Fonseca, Stankoviç…

27 Maj 2021, 09:42 Nga DOSJA
Interi në kërkim të një trajneri, në “pole”

ITALI – Drejtuesit e Interit nuk kanë kohë për të humbur. Atyre u nevojitet sa shpejt një trajner. Në tryezën e administratorit Giuseppe Marotta, për momentin, është vetëm emri i Massimiliano Allegri, i cili thuhet se është në bisedime të avancuara me Juventusin, ndërkohë nuk përjashtohet edhe një marrëveshje e tij me Realin.

Këto janë arsye të mjaftueshme që klubi i zikaltër të luajë të gjitha kartat e mundshme, duke përfshirë edhe ato ekonomike, për ta bindur Allegrin. Thuhet se për të bindur trajnerin nga Livorno, ziklatrit janë të gatshëm të nënshkruajnë një kontratë trevjeçare më pagë 10 milionë euro në sezon.

Gjithsesi, Marotta do të luajë çdo kartë për të bindur Allegrin. Kjo edhe për faktin se alternativat janë të pakta. Maurizio Sarri mbetet thjesht sugjerim, teksa që janë ofruar kandidaturat e Paulo Fonsecas, Sergio Conceiçaos si një ish-lojtar i Interit, ndërsa tifozët propozojnë Dejan Stankoviçin. Në sfond është edhe Sinisa Mihajloviç.

B.T (Dosja.al) 

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport dejan stankoviçin giuseppe marotta massimiliano allegri paulo fonsecas sergio conceiçaos sinisa mihajloviç dejan stankoviçin giuseppe marotta massimiliano allegri paulo fonsecas sergio conceiçaos sinisa mihajloviç

Sondazh

Poll

Sport 26 Maj 2021, 19:48

Zyrtare: Antonio Conte largohet nga Interi

ITALI – Antonio Conte nuk do të jetë më trajner i Interit, pasi e ka ndërprerë kontratën me kampionët e Serie A. Pas raportimeve në media, mësohet se klubi i In...