Sport

Pochettino drejt largimit nga PSG, mendon rikthimin te Tottenham

27 Maj 2021, 09:07 Nga DOSJA

ANGLI – Tabloidi britanik “The Athletic” raporton, se Mauricio Pochettino është në bisedime me Tottenham Hotspur dhe dëshiron rikthimin e tij në ishull. Presidenti Daniel Levy e pëlqen këtë ide, pasi kështu do të rregullojë edhe raportet me tifozët.

Argjentinasi Pochettino ka kontratë me Paris SG-në edhe për një vit, të cilën ai duhet ta prishë, nëse vendos të kthehet në Londër për të drejtuar Spursat sezonin e ardhshëm, skuadër të cilën e ka drejtuar për pesë sezone, nga viti 2014-2019.

“The Athletic” shkruan, se trajneri argjentinas 49-vjeçar e ka kuptuar se roli i tij te klubi francez me plot probleme, është shumë më i ulët se ai që kishte te Tottenhami. Pochettino mori drejtimin e PSG-së në janar, me të cilën fitoi Kupën dhe Superkupën e Francës, por dështoi në kampionat dhe Champions League.

B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport “the athletic” mauricio pochettino paris sg presidenti daniel levy tottenham hotspur “the athletic” mauricio pochettino paris sg presidenti daniel levy tottenham hotspur

Sondazh

Poll

Sport 26 Maj 2021, 19:48

Zyrtare: Antonio Conte largohet nga Interi

ITALI – Antonio Conte nuk do të jetë më trajner i Interit, pasi e ka ndërprerë kontratën me kampionët e Serie A. Pas raportimeve në media, mësohet se klubi i In...

Sport 26 Maj 2021, 18:13

DURRES – Sulmuesi Dejvi Bregu, arriti të fitonte titullin kampion me Teutën. Me trisin e golave në ndeshjen ndaj Apolonisë, 25-vjeçari vlonjat u ng...