Bota

DOKUMENTI/ Përfundon takimi mes Kurtit dhe Abdixhikut, Kreu i LDK-së kërkon pjesëmarrjen e SHBA-së në dialogun Kosovë-Ser

26 Maj 2021, 10:29 Nga DOSJA
DOKUMENTI/ Përfundon takimi mes Kurtit dhe Abdixhikut, Kreu i LDK-së

KOSOVË- Takimi mes Liderit të LDK-së, Lumir Abdixhikut dhe Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti ka përfunduar. Në fjalën e tij para mediave, Abdixhiku është shprehur së në takim kanë biseduar mbi dialogun Kosovë-Serbi, si dhe, se ai i ka dërguar një dokument për pikat e dialogut Kosovë-Serbi. Abdixhiku gjithashtu është shprehur se pjesëmarrja e  SHBA-së në dialogun Kosovë-Serbi është e pakontestueshme. Abdixhiku në fjalën e tij gjithashtu theksoi transparencën e qeverisë së parë, e cila i ka dorëzuar të gjitha dokumentet përkatëse që kishte për dialogun Kosovë-Serbi. 

“Sot e mbajtëm takimin e parë së bashku me nënkryetarin e partisë, z.Lutfi Haziri me kryeministrin Kurtin dhe zëvendësin Bislimi. Biseduam për çështjen e dialogut. Kryeministri na njoftoi për qëndrimin e tij për këtë proces dhe për pritjet. Ne e bëmë që ka të bëj  e dokumentet që janë dorëzuar tek kryeministri, nga qeveria e kaluar. I rikonfirmuam edhe një herë që të gjitha dokumentet që i ka pasur qeveria e kaluar i janë dorëzuar kryeministrit. Nëse nuk i kanë ose i kanë humbur le t’i kërkojnë sërish.

Pjesëmarrja e ShBA-së është e pakontestueshme. Pa pjesëmarrje të ShBA-së në dialog nuk mund të ketë dialog. Kjo është e padiskutueshme dhe është pjesë e dokumentit që do ta merrni pas konferencës. Ne bëmë një qartësim, kërkesë dhe ofertë.  Qartësimi ishte mbi dokumentet e dorëzuara te kryeministri dhe rikonfirmuam se të gjitha dokumentet që i ka pasur qeveria e kaluar i janë dorëzuar kryeministrit, nëse nuk i kanë ose i kanë humbur mund t’i kërkojnë sërish. Bëmë një kërkesë që kishte të bëjë me pozicionin politik të Qeverisë që duhet ta ketë, e ta prezantojë në Kuvend. Pra, Kosova duhet të dijë cili është qëndrimi politik i Qeverisë për dialogun dhe po e presim. Kryeministri tashmë ka dokumentin për pozicionin politik të LDK-së. Ky dokument përmban parimet që duhet Kosova t’i mbrojë, e që janë diskutimet mbi bazën e vendimit të GJND për pavarësinë e Kosovës, mbrojtja e integritetit territorial, ruajtja e karakterit unitar dhe rendit kushtetues, dhe rezultati final njohja e ndërsjellë dhe anëtarësimi në BE dhe NATO”, tha Abdixhiku.

Abdixhiku kur u pyet mbi temën e reciprocitetit tha se Kurti mund të ndryshojë qëndrim në dialog, pasi e ka bërë edhe herë të tjera, Ai u shpreh se tani është koha që Kurti të dëshmojë vetën dhe Kosovën në dialogun me Serbinë.  

“E vërejta që kryeministri jo vetëm për temën e reciprocitetit por edhe për shumë tema të tjera ka ndryshuar qëndrim në dialog. Është koha e tij që të dëshmojë veten dhe Kosovën në këtë proces. Gjitha pozicionet tona janë për të reciprocitetit, kërkim faljes, dialogut të brendshëm para atij të jashtme. Tani janë edhe pozicione të ridizajnuara të kryeministrit,” tha Abdixhiku.

LAJMI KRYESOR: Pas takimit me Haradinaj, Kurti pret në zyrë Liderin e LDK-së, pritet të diskutohet për dialogun Kosovë-Serbi

(I.A/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

diaspora diaspora albin kurti kurti fton per bisedim liderat e opozites lumir abdixhiku albin kurti kurti fton per bisedim liderat e opozites lumir abdixhiku

Sondazh

Poll